
Sponsorizime
Koncerti i Evropёs
Me date 8 – 9 Maj, Societe Generale Albania nё bashkёpunim me Fondacionin “Culture Europe” organizoi Koncertin e Evropёs. Nё kёtё aktivitet morёn pjesё artistё tё mirёnjohur shqiptarё si; Soprano, Inva Mula, Mezzo-Soprano, Vikena Kamenica dhe Tenori, Klodjan Kaçani sё bashku me Bass Baritonin gjerman Thilo Dahlmann. Tё gjithё sё bashku ishin nёn drejtimin e Maestro Gerard Akoka dhe Z. Jacques Attali (vetёm me datё 8 Maj).
Dashuria Mund
Societe Generale Albania sponsorizoi Fondacionin “Rilindja Shqiptare”, me ndihmën e Bashkisë së Tiranës organizoi një event në mbarë qytetin për të rritur ndërgjegjësimin si nevojë të aktivizimit social dhe për të promovuar përgjegjësinë si qytetar aktiv, veçanërisht midis të rinjeve në Shqipëri. Eventet u mbajtën nga data 12 – 14 Shkurt 2013 dhe si pjesëmarrës ishin mëse 2500 persona. Qytetaret e Tiranës u ftuan të merrnin pjesë në aktivitetet e mëposhtme: programi i ushqimit për njerëzit në nevojë përkujdesja e fëmijeve të spitalit me sëmundje terminale Pika kulmore e eventit u realizua më nje koncert në pedonalen e qytetit me datë 14 Shkurt. Eventi u marketua përmes mediave sociale siç janë: një faqe në rrjetin social Facebook shpërndarja e informacionit nga mediat lokale shpërndarja e fletëpalosjeve në Tiranë.
Mbështesim çmimet Kult
Në vitin e 11 të saj dhe me mbështetjen e Bankës Societe Generale Albania, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Kultures dhe sponsorëve të tjerë, Akademia KULT solli mbrëmjen e madhe Gala të ndarjes së Çmimeve KULT, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, më datë 7 nëntor. Ceremonia u transmetua live në rrjetin e RTSH në platformën tokësore dhe satelitore. Çmimet KULT vazhdojnë traditën e promovimit të artit dhe kulturës së vërtetë shqiptare, që prej vitit 2005, duke i dhënë një jehonë të denjë gjithë artistëve të mëdhenj dhe atyre të rinj. Mbrëmja e datës 7 nëntor na njohu me emrat e fituesve në një Mbrëmje Gala me të ftuar specialë dhe surpriza që ishin pjese e mbrëmjes kushtuar artistëve që kanë spikatur gjatë vitit 2014. Në edicionin e 11 të Çmimeve KULT ne gare ishin 52 artistë, të cilët konkurruan në 13 fusha: Artisti Pamor i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit, Kënga e Vitit, Balerini i Vitit, Libri Artistik, Libri Studimor, Përkthimi i Vitit, Libri Publicistik i Vitit dhe Dokumentari i vitit. Me pjesëmarrjen e emrave më elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda vendit po edhe jashtë saj, të cilët kaluan në tapetin e kuq të Çmimeve KULT, e për të vazhduar me emra artistësh që rrëmbyen kupat fituese, por edhe atyre që u ngjiten në skenë për të ndarë këto çmime, kjo mbrëmje Gala mori shkëlqimin e një nate magjike.
Startup live Tirana, edicioni i 5-tё
Nga data 20 – 22 Maj 2016 Societe Generale Albania mori pjesё si sponsor gjeneral nё edicionin e 5 – tё tё Startup live Tirana. Startup live Tirana ёshtё njё event qё mbledh sё bashku studentё tё angazhuar nё ekipe duke mundёsuar, eksploruar dhe zhvilluar ide tё reja me qёllimin e vetёm pёr tё sjellё risi nё tregun Shqiptar. Societe Generale Albania mori pjesё nё kёtё aktivitet jo vetёm si sponsor gjeneral, por edhe duke mundёsuar njё anёtar jurie, Z. Ardian Hasa, Drejtor i Divizionit Operacional si dhe dy mentorё. Mentorёt nёpёrmjet experiencёs sё tyre shumё vjeҫare nё fushёn e sektorit bankar dhe te gjuhёs sё programimit ndihmuan ekipet pjesёmarrёse pёr ҫdo pyetje apo sugjerim qё atyre mund t’ju lindte gjatё fazёs sё kёshillimit dhe zhvillimit tё projekteve tё tyre.
Innovate Your Way Out 2017!
Inovacioni është në qendër të Societe Generale Albania, duke përfaqësuar në të njëjtën kohë një nga katër vlerat kryesore të Grupit Societe Generale. Për këtë arsye me dt. 2 qershor, Societe Generale Albania në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës mori pjesë në konkursin “Innovate your way out”. Për Fakultetin Ekonomik ky është një aktivitet periodik i cili është organizuar shpesh duke synuar qasjen krijuese dhe shpirtin e sipërmarrjes. Societe Generale Albania mori pjesë në këtë aktivitet si pjesë e jurisë dhe dorëzoi çmimin për vendin e dytë. Projekti i kandidatit të cilit iu dorëzua vendi i dytë quhet “Edukim Virtual” dhe përfaqëson një ide të integrueshme në të gjitha fushat e veprimit. Megjithëse, nisma fillestare për këtë projekt buroi nga nevoja e përmirësimit të mësimdhënies dhe proçesit të studimit të shkollave fillore dhe atyre 9 – vjeçare, si dhe të shkollave të mesme. Ekipi u ftua për të marrë pjesë në Inovacionin e Jashtëm të zhvilluar nga Laboratori i Inovacionit pranë SGAL për të zhvilluar idenë e tyre për aktivitetin e trajnimit, proçesin e shitjes etj. Për tregun vendas, kjo zgjidhje shihet si një revolucion në metodat e mësimdhënies, sepse ilustron në imazhe reale figurat e ndryshme 2D në fusha të ndryshme si kimia fizika, biologjia, anatomia, etj. E bën më të lehtë për tu kuptuar pa qenë e nevojshme të humbasësh kohë në imagjinatë.
Banka OTP Albania dhuron për nxënësit e shkollës Tirana International School
Banka OTP Albania dhuron artikuj shkollorë dhe jo vetëm për nxënësit e Tirana International School. Ndër artikujt që u dhuruan mund të përmenden blloqe shënimesh me ngjyra, stilolapsa, syze dielli etj.
Edicioni i 3 –të i ZA FEST
Banka OTP Albania mbështet edicionin e 3-te te ZA Fest. Ashtu si edhe edicionet e mëparshme, artisti i mirënjohur Vlashent SATA, së bashku me artistët Elina DUNI dhe Arben BAJRAKTARAJ iu rikthyen këtij eventi midis Bjeshkëve, të ftuar edhe artistë të tjerë të huaj për të performuar artin e tyre unik! Per tri ditë Thethi u ndriçua nga dritat e skenës dhe jo vetëm. Mes Bjeshkëve, veç muzikës nuk munguan aktivitetet e ndryshme si meditimi, recitime poezizh, yoga, kinema e lojna t’vjetra.
Dita kombëtare e Francës
Banka OTP Albania ka mbeshtetur diten kombetare te Frances. Ky event u zhvillua ne dt. 14 korrik 2019 ne Pallatin e Brigadave. Ne kete event pjesemarresit ishin te shumte nga fusha si kultura, sporti, mediat, politika etj
I Love Tropoja
Gjatë vitit 2019 Banka OTP Albania zgjodhi të bëjë nje hap konkret në mbështetjen e artit dhe kulturës në vend duke financuar projektin filmik « I Love Tropoja ». Filmi vjen si një prodhim i moderatorit të njohur shqiptar Ermal Mamaqi i cili disa vite më parë korri sukses të madh me filmin « 2 Gisht Mjaltë». Filmi « I love Tropoja » është një komedi e gjallë dhe plot humor që për publikun shqiptar do të shfaqet në fillim te vitit të ri 2020.
Konkurs « Eseja më e mirë »
Banka OTP Albania shpreh një kujdes të veçante ndaj brezit te ri, prandaj edhe këtë herë nuk ka munguar mbështetja për ta. Gjatë muajit Dhjetor 2019 Fakulteti Ekonomik Shkodër shpalli konkursin “Eseja më e mirë” ku pjesëmarrës ishin studentët e këtij fakulteti.
MIK Festival
Projekti “Muzika Internacionale në Korçë” (MIK Festival), i cili fillon nëpërmjet edicionit të tij të parë në datat 25 – 29 Korrik 2018 në qytetin e Korçës, është eventi kulturor i radhës që sponsorizohet nga Societe Generale Albania. MIK Festival lindi si ide e nisur nga sopranoja e famshme, znj. Inva Mula dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës. Festivali do të zgjasë 5 ditë me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar kulturën dhe historinë e qytetit të Korçës dhe për ta përfshirë atë në hartën e destinacioneve të ngjarjeve kulturore të rajonit. Societe Generale Albania edhe këtë herë tregoi mbështetjen e saj për muzikën klasike dhe artin në përgjithësi, duke qenë një prej sponsorëve kryesorë të MIK Festival. Dita e dytë e festivalit, e cila është edhe dita franceze e tij, do të përmbajë në program muzikë franceze të interpretuar nga artistë të ndryshëm të njohur në skenat ndërkombëtare. Ndërkohë që mbyllja e kësaj dite do të jetë një spektakël më vete ku të ftuarit do të mund të shijojnë artin kulinar francez nga një shef me origjinë shqiptare.
Startup Live Tirana, edicioni i shtatë!
Startup Live Tirana zhvilloi për të shtatin vit rrjesht edicionin e radhës në ambjentet e Fondacionit Ivanaj. Ky aktivitet solli ide, projekt-ide në frymë e StartUp. Permbajtja mjaft e larmishme, provoi edhe nje here dinamizmin e te rinjve shqiptare dhe vullnetin e tyre per te qene sipermarres. Ky aktivitet u organizua në tre ditë të rëndësishme, shoqëruar me një axhendë mjaft interesante ku përfshiheshin lojëra me qëllim integrimin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve në sipërmarrje të reja. Ceremonia e mbylljes së këtij eventi, përfundoi me votimin e një jurie të përzgjedhur, të përbërë nga figura të suksesshme të jetës së biznesit, pjesë e së cilës ishte dhe Banka Societe Generale Albania. Aktiviteti shperbleu 5 nga pjesemarresit me cmime dhe me vazhdimesi per zhvillimin me tej te ideve te propozuara.
Tirana Business University
Në kuadër të bashkëpunimeve që Banka OTP Albania ka dhe realizon me institucione arsimore në vend, gjatë javës së fundit të muajit maj, punonjës të Banka OTP Albania u përfshinë në dy konkurse të përvitshme të organizuara nga Tirana Business University (TBU):
Lexo me teper- Sipërmarrësit e së Nesërmes, Edicioni 10 – ku pjesëmarrësit prezantuan, individualisht ose në skuadra, ide biznesi të shjelluara në format të thjeshtuar plan-biznesi;
- Juristët e së Nesërmes, Edicioni 6 – në të cilin individë ose skuadra prezantuan kërkesë-padi dhe mbrojtje/prapësime për një kauzë juridike/çështje ligjore.
Gjatë këtij aktiviteti katër ditor, stafi i Bankës OTP Albania u bë pjesë aktive e jurive që vlerësuan cilësitë dhe kreativitetin e prezantimit të idesë (motivimi dhe performanca) dhe nivelin e shtjellimit të planit, kompetencës prefesionale si dhe sa biznesi është i vetëzbatueshëm prej tyre dhe/ose mund të konsiderohet me mundësi të larta për financim. Banka OTP Albania mbështeti financiarisht një prej çmimeve të para që ju akordua konkurrentëve pjesëmarrës në këtë aktivitet. Ne jemi të angazhuar që të jemi prezent dhe aktivë në rolin tonë si mbështetës i edukimit, krijimin e kulturës së sipërmarrjes dhe inovacionit.