Specialist, Sektori i Mbikqyrjes së Vazhdueshme

Specialist, Sektori i Mbikqyrjes së Vazhdueshme

Pozicioni :           Specialist

Sektori:               Sektori i Mbikqyrjes së Vazhdueshme

Divizioni:             Retail

 

Përmbledhje e pozicionit

Specialisti i Mbikqyrjes së vazhdueshme është përgjegjës për kryerjen e kontrolleve periodike në rrjetin e degëve, me synim sigurimin që aktivitetet e kryera në degë janë në përputhje me Kuadrin Rregullativ të bankës;

Rolet dhe përgjegjësitë

  • Kryen kontrolle të vazhdueshme në rrjetin e degëve duke zbatuar proçedurat e kuadrit Rregullativ të brendshëm të Bankës, në përputhje me Politikat dhe standartet e Grupit;
  • Zbaton planin e kontrolleve, duke u siguruar që kontrolli i kryer mbulon të gjithë indikatorët e riskut sipas guidave të kontrollit;
  • Verifikon në degë dokumentacionin fizik dhe të dhenat e regjistruara në sistemin qëndror të bankës për të vlerësuar cilësinë e operacioneve dhe nivelin e përputhshmërisë për transaksionet;
  • Mbledh evidenca, analizon anomalitë e evidentuara dhe vlerëson riskun dhe implikimet për degën dhe/apo Bankën;
  • Prezanton kërkesat rregullatore dhe udhëzon punonjësit në degë për proçeset dhe rregulloret në fuqi;
  • Bashkëpunon me Përgjegjësin e Sektorit të Mbikeqyrjes për vlerësimin e riskut të anomalive të identifikuara gjatë kontrolleve si edhe për përcaktimin e masave përkatëse;
  • Përgatit planin e veprimit dhe ia komunikon degës, regjistron rezultatin e kontrollit dhe masat e marra në aplikacionin e bankës;
  • Angazhohet në ndjekjen e implementimit të planit të veprimit dhe mbylljes së anomalive, me synim minimizimin e risqeve për Bankën;
  • Ndjek dhe zbaton vlerat e Bankës përgjatë vizitave në degë,
  • Tregon profesionalizëm dhe një standard të lartë komunikimi;
  • Detyra e përgjegjësi të tjera bazuar në nevojat e Bankës;

 

Kualifikimet dhe aftësitë

  • Diplomë Universitare, preferohen degët Ekonomi/ Financë & Bankë / Administrim Biznesi
  • Eksperiencë në sektorin bankar minimumi tre vjet. Preferohet eksperiencë në fusha të ndryshme të bankës si operacione, audit, kredi, rrjeti i degëve.
  • Të ketë aftësi të mira organizimi dhe pune në grup.
  • Të ketë vetëkontroll dhe përgjegjshmëri.
  • Të jetë i/e aftë të punojë dhe gjykojë në mënyrë të pavarur me minimumin e supervizimit nga eprori;
  • Integritet personal dhe profesional, konfidencialitet dhe besueshmëri;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe mendim kritik;
  • Fleksibël dhe me dëshirë për zhvillim;
  • Aftesi shumë të mira në Programet bazë të paketës office, kryesisht excel;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si në shkrim, lexim edhe në komunikim.
  • Gatishmëri për të udhëtuar, për të qëndruar e punuar në qytete të ndryshme për periudha disa ditore;
  • Të zotërojë një leje drejtimi automjeti dhe te jetë i aftë të udhëtojë në mënyrë të pavarur në rrjetin e degëve.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

 

Afati i fundit i aplikimeve është 3 Tetor 2022.