OTP Bank sh.a, është një mundësi e mirë punësimi dhe i kushton vëmendje të veçantë politikave të zhvillimit dhe kompensimit të stafit. Aktualisht ju njoftojmë për pozicionet e mëposhtme:
Ekipet tona në drejtorinë e përgjithshme me më shumë se 10 departamente të ndryshme – nga Burimet Njerëzore tek Risku, Financimi, deri tek Marketingu – ofrojnë mbështetje dhe shërbime që mundësojnë që OTP Bank të jetë Banka më e Mirë në treg.
Duke afruar në ekipin tonë disa nga profesionistët më të mirë në industritë përkatëse, stafi në drejtorinë e përgjithshme është aq i angazhuar për të suportuar klientët tanë dhe kolegët e tyre në lokacionet e shitjes. Pavarësisht nëse ata po mbështesin operacionet dhe teknologjinë tonë, duke ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut, ose duke ofruar këshilla juridike, këto funksione kanë një ndikim të vërtetë në të gjithë bankën tonë – duke u dhënë të gjithë punonjësve tanë mbështetjen dhe mjetet që u nevojiten për t’u bërë më të mirët që mund të jenë.