Zv. Drejtor Dege / CRM Senior, Rajoni Tirane

Zv. Drejtor Dege / CRM Senior, Rajoni Tirane

Pozicioni:                            Zv. Drejtor Dege / CRM Senior

Rajoni:                                  Tiranë  

Divizioni:                             Retail

 

Objektivat Kyçe

Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës, përcaktuar në targetat  e vendosur per Kredive Retail & cilësinë e tyre, Depozitat, Paketat, Marrëveshjeve të pagave, Klientëve aktivë, etj…

 

Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

  • Të manaxhojë marrëdhëniet e bankës me biznesin në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka.
  • Të mirëpresë çdo klient biznesi që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
  • Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti dhe të verifikojë biznesin e klientit.
  • Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit (të vetëpunësuarit) si dhe të Korporatave.
  • Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
  • Të ndjekë, manaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
  • Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave me Korporatat dhe / ose bizneset SME.
  • Të pranojë dhe kontrollojë dokumentacionin e paraqitur nga bizneset për çeljen e llogarisë rrjedhëse për biznesin.
  • Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredise dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientët.

Kualifikime të Nevojshme

  • Diplome Universitare ne Shkenca Ekonomike, Finance Banke.
  • Te kete pervoje pune mbi 5 vjet ne industrine bankare apo ne industri te ngjashme.
  • Te kete aftesi drejtuese dhe te manaxhimit te stafit.
  • Te kete aftesi te shkelqyer nderpersonale dhe te ruajtjes dhe zhvillimit te rrjetit personal dhe
  • Te kete aftesi te mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindese.
  • Te kete njohuri te mira per perdorimin e kompjutereve.
  • Te kete njohuri te shume te mira te rregulloreve dhe procedurave per funksionimin e degeve te bankes dhe te sektorit bankar ne pergjithesi.
  • Te jete i/e orientuar drejt sherbimit te klientit dhe te siguroje qe ofrohet cilesia me e larte e sherbimit ne dege.
  • Te kete aftesi zhvilluese te biznesit dhe te arritjes se rezultateve.
  • Te jete i afte te punoje me qetesi edhe ne situatat ne presion.
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it [email protected] . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

 

Afati i fundit i aplikimeve është 9 Maj 2021.