Drejtor Dege, Rajoni Tirane

Drejtor Dege, Rajoni Tirane

Pozicioni:                            Drejtor Dege

Rajoni :                                 Tirane

Divizioni:                            Retail

 

Objektivat Kyçe

Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës, përcaktuar në targetat  e vendosur per Kredive Retail & cilësinë e tyre, Depozitat, Paketat, Marrëveshjeve të pagave, Klientëve aktivë, etj…

 

Objektivat e Riskut Operacional

  • Kujdeset dhe merr masat duke hartuar plane veprime për çdo gjetje apo pasaktësi të identifikuar nga specialistët e Auditit të brendshëm ose të Kontrollit të Vazhdueshëm me synim eleminimin e tyre.
  • Informon punonjësit dhe kontrollon zbatimin (duke qenë edhe vetë zbatues i tyre) e të gjithë kuadrit ligjor dhe normativ të adresuar në drejtim të degëve sikundër jane ligje , urdhëra dhe udhëzime të lëshuara nga institucionet qëndrore dhe lokale  të vendit si dhe manuale, rregullore, procedura, urdhëra dhe udhëzime dhe çdo porosi tjetër lëshuar nga strukturat vendimarrëse të Bankës.
  • Të mbajë nën kontroll risqet opracionale në degën e tij.
  • Vepron si korrespondent i riskut operacional, duke siguruar bashkërendimin dhe monitorimin e detyrave që dalin nga rregulloret dhe politikat e riskut operacional për perimetrin e tij / saj brenda raportimit, ndjekjes dhe zbatimit të planeve të veprimit.
  • Ka një rol proaktiv në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e vazhdimësisë së biznesit të aktiviteteve kryesore nën përgjegjësinë e tyre.

 

Përgjegjësitë KYC dhe AML

  • Është personi përgjegjës në degë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
  • Është përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në zbatim të parimit Njihni Klientin Tuaj.

 

Rolet dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Të ketë aftësi për të përfaqësuar me profesionalizëm degën e Bankës dhe të marrë përgjegjësi për tërë veprimtarinë e saj, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, statutin dhe udhëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës OTP Albania.
  • Të zotërojë integritet moral si element thelbësor në përfaqësimin me dinjitet të emrit të bankës.
  • Të ketë aftësi organizuese, drejtuese dhe kontrolluese në funksion të administrimit të veprimtarisë së përditshme të Degës dhe të stafit të saj.
  • Të manaxhojë dhe të kujdeset për ndërtimin dhe funksionimin normal të marrëdhënieve midis degës dhe departamenteve të tjera në Drejtorinë e Përgjithshme me qëllim arritjen e objektivave  dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientelës.
  • Të zotërojë njohuritë e domosdoshme për produktet e bankës dhe njëkohësisht të ketë aftësi shitëse.
  • Të njohë thëllësisht çdo veprimtari opracionale të degës dhe të sigurojë që gjithë veprimtaria e personelit të degës është në përputhje me procedurat përkatëse.
  • Mban përgjegjësi për çdo veprim financiar dhe çdo transaksion të urdhëruar, vlerësuar apo kontrolluar prej tij.

 

Kualifikime të Nevojshme

  • Diplome Universitare ne Shkenca Ekonomike, Finance Banke.
  • Te kete pervoje pune mbi 5 vjet ne industrine bankare apo ne industri te ngjashme.
  • Te kete aftesi drejtuese dhe te manaxhimit te stafit.
  • Te kete aftesi te shkelqyer nderpersonale dhe te ruajtjes dhe zhvillimit te rrjetit personal dhe
  • Te kete aftesi te mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindese.
  • Te kete njohuri te mira per perdorimin e kompjutereve.
  • Te kete njohuri te shume te mira te rregulloreve dhe procedurave per funksionimin e degeve te bankes dhe te sektorit bankar ne pergjithesi.
  • Te jete i/e orientuar drejt sherbimit te klientit dhe te siguroje qe ofrohet cilesia me e larte e sherbimit ne dege.
  • Te kete aftesi zhvilluese te biznesit dhe te arritjes se rezultateve.
  • Te jete i afte te punoje me qetesi edhe ne situatat ne presion.
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze.

 

 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it [email protected] . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 9 Maj 2021.