CRM Junior, Rajoni Tirane

CRM Junior, Rajoni Tirane

 

Pozicioni:            CRM Junior

Rajoni:                  Tiranë

Divizioni:             Retail

 

Objektivat Kyçe

 

Të realizojë objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.

 

Objektivat e Riskut Operacional

  • Të kujdeset që çdo transaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur nga CRM duhet të jetë në përputhje me procedurat e bankës  të cilat normojnë veprimtarinë e saj.

 

Përgjegjësitë KYC dhe AML

  • Është përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në zbatim të parimit Njihni Klientin Tuaj;
  • Zbaton me përpikmëri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit ;

 

Rolet & Përgjegjësitë Kryesore

  • Të përfaqësojë imazhin e Bankës OTP Albania, si pikë kontakti midis klientit dhe bankë
  • Të manaxhoja marrëdhëniet e bankës me klientët në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjeter të ri të hedhur në treg nga banka.
  • Të mirëpresë çdo klient që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
  • Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti.
  • Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit.
  • Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
  • Të ndjekë, manaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
  • Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave.
  • Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientët.

 

Kualifikime të Nevojshme

  • Diplome e shkolles se larte, dega Ekonomik ose fusha te tjera te lidhura me te.
  • Te pakten 1 (nje) vit eksperience pune ne dhenien e kredive ne sistemin bankar.Te pakten 3 (tre) vjet eksperience pune ne sistemin bankar.
  • Te njohe Procedurat dhe Rregulloret ne fuqi ne lidhje me sherbimet dhe produktet bankare
  • Te kete aftesi shume te mira organizative dhe analitike
  • Te kete aftesi te shume te mira nderpersonale dhe komunikimi
  • Te jete i/e orientuar drejt sherbimit te klientit dhe te siguroje qe ofrohet cilesia me e larte e sherbimit ne dege.
  • Te kete njohuri shume te mira ne perdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it [email protected] . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

 

Afati i fundit i aplikimeve është 9 Maj 2021.