Përputhshmëria me Marrëveshjet Ndërkombëtare të Taksave

Standardi I Përbashkët I Raportimit (SPR) dhe FATCA

SPR është një rregullore ndërkombëtare kundër evazionit fiskal dhe mashtrimit tatimor, aprovuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me kërkesën e G20. Rregullorja mbështetet në shkëmbimin automatik të informacionit mes juridiksioneve anëtare pjesë të marrëveshjes mbi “SPR”, duke i’a besuar këtë Institucioneve Financiare të këtyre shteteve. Shqipëria është bërë pjesë e marrëveshjes mbi SPR në bazë të Vendimit nr.178, datë 09.03.2016 të Këshillit të Ministrave dhe në bazë të ligjit nr. 04/2020 datë 30.01.2020 ku angazhohet të zbatojë detyrimin mbi SPR.

Të gjitha Institucionet Financiare në juridiksionet përkatëse pjesëmarrëse, duke përfshirë edhe bankat në Shqipëri, kanë detyrim ligjor të jenë në përputhje me dispozitat në fuqi mbi “SPR”, për të grumbulluar informacion mbi klientët e tyre qofshin ata individë, profesione të lira, kompani apo organizime të tjera ligjore të cilat gjenerojnë të ardhura financiare. Të dhënat që duhet të grumbullohen mbi klientët subjekt raportimi listohen si më poshtë:

Për Individët: Emri, adresa, vendi/vendet e rezidencës tatimore, vendi dhe data e lindjes së klientit mbajtës së një llogarie/depozite, Numri i Identifikimit Tatimor (TIN), numri i llogarive/depozitave apo produkte të ngjashme pavarësisht emërtimit, balanca e llogarisë/depozitës për vitin përkatës, shuma totale bruto të interesave të gjeneruara gjatë vitit, si dhe çdo informacion tjetër të përcaktuar me akt ligjor apo nënligjor nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë.
Në rastin e entiteteve (subjekteve), organizimeve ligjore si truste apo partneritete: Emri ligjor I personit juridik, vendi i themelimit, adresa aktuale e rezidencës fiskale (rruga, numri, kodi postar, qyteti/provinca, shteti), adresa e selisë drejtuese, në rast se shteti ndryshon nga adresa aktuale e regjistrimit (rruga, numri, kodi postar, qyteti/provinca, shteti). Për personin (at) kontrollues të entitetit do të raportohen të dhëna si klientët individë nëse konsiderohen persona të raportueshëm.

FATCA (Foreing Account Tax Compliance Act – është Ligji që lidhet me përputhshmërinë me detyrimet tatimore të llogarive të menaxhuara jashtë SH.B.A. për shtetas Amerikanë) është legjislacioni amerikan i shpallur më 18 Mars 2010 dhe ka hyrë në fuqi nga 1 Korrik 2014. FATCA është një kërkesë rregullatore ndaj institucioneve të huaja financiare për të raportuar informacion në lidhje me të ardhurat direkte ose indirekte të atyre që janë taksapagues amerikan pranë autoritetit të taksave në Amerikë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Autoritetin e Taksave për zbatimin dhe respektimin e kërkesave rregullatore të FATCA, Banka OTP Albania është e regjistruar pranë IRS si një Institucion Financiar Raportues në lidhje me çështjet e FATCA dhe si rrjedhoje i lind detyra të identifikoj të gjitha llogaritë e mbajtura në mënyrë direkte ose indirekte nga personat Amerikan. Përmbushja e kërkesave të identifikimit dhe raportimit të klientëve në kuadër të FATCA bazohet në dhënien e pëlqimit nga ana e tyre.

Banka nuk mund të vendosë marrëdhënie me një klient të ri, nëse ky i fundit nuk pranon të dokumentohet në kuadër të SPR dhe FATCA.

Për të përmbushur të gjithë detyrimet e sipër përmendura, të gjithë klientët e Bankës kanë detyrim të plotësojnë dhe të nëshkruajnë një formular Vetë-Deklarimi. Ky formular është i vlefshëm për të deklaruar rezidencën tatimore dhe numrin (at) e tyre të identifikimit tatimor (TIN) apo nëse klienti është rezident për çështje tatimore në SH.B.A. Formulari i Vetë-Deklarimit duhet të plotësohet nga të gjithë klientët e Bankës edhe nëse mbajnë rezidencë të vetme në Shqipëri. Banka mbështetet kryesisht në të dhënat e këtij formulari, i cili është një dokument mbështetës i detyrueshëm.
Në rast të ndryshimeve në rrethana, klienti brënda 90 ditëve nga ndryshimi në rrethana ka detyrim të njoftojë Bankën, duke plotësuar një formular të përditësuar Vetë-Deklarimi që përcakton rezidencën/at për qëllime tatimore. Në rastet kur Banka ka dijeni se formulari i Vetë-Deklarimit është i pasaktë ose jo i besueshëm, njofton klientin i cili ka detyrimin që të plotësojë dhe depozitojë në Bankë një formular të vlefshëm Vetë-Deklarimi që përcakton rezidencën/at për qëllime tatimore të tij apo të paraqesë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm (sipas rastit) që mbështet vlefshmërinë e vetëdeklarimit fillestar.
Për pyetje apo informacione të tjera, apo për tu pajisur me format e vetë-deklarimit jeni të lutur të paraqiteni pranë çdo dege të Bankës OTP Albania sha.