OTP Bank permbyll me sukses transaksione të suksesshme ne tregjet nderkombetare

OTP Bank permbyll me sukses transaksione të suksesshme ne tregjet nderkombetare

OTP mori pjesë në dy transaksione të suksesshme ne tregjet ndërkombëtare në nëntor të këtij viti. Si pjesë e nje sindikate bankash investimi, dominuese në tregjet ndërkombëtar, OTP Bank u perzgjodh nga Ministria e Financave, e cila vepron ne emer te Qeverise se Republikes se Shqipërisë, si keshilltar per emetim ne tregjet nderkombetare te Eurobond-it te rradhes ne vleren nominale 650 milion EUR. Gjitashtu, ne procesin e emetimit te obligacioneve te kompanise MVM Zrt. per shumen 500milion Euro, OTP Bank u angazhua ne perqasjen me tregjet nderkombare. Duke përfshirë edhe emetimin e borxhit te Qeverise se Kroacinë ne muajin shkurt, gjate vitit 2021 OTP Bank shenon tre pjesemarrje ne transaksione te suksesshme nderkombetare per emetimit të obligacioneve, arritur kjo nën menaxhimin profesional ne nivel Grupi dhe nepermjet koordinimit te OTP Global Markets me seli qendrore në Budapest.

Budapest, 20 dhjetor 2021 – OTP Bank mori pjesë si keshilltar i perzgjedhur për emetimin e Eurobondit-it te Qeverise së Republikës së Shqipërisë. Më 18 nëntor 2021, Republika e Shqipërisë emetoi obligacion 10-vjeçar ne vlerë nominale 650 milionë euro me kupon 3.75%, rezultat ky i shkëlqyer për vlerësimin aktual B+ qe mbart titulli. Transaksioni i obligacioneve rezultoi me interes te larte ku investitoret ofruan vlera qe arriten mbi 1miliard leke kundrejt shumes se alokuar.

Ne ankandin per emetim te obligacioneve 6 vjecar per shumen 500 milion Euro te MVM Zrt. OTP Bank, ne bashkepunim me te tjere, ofroi asisence per alokim te titujve. Ankandi u zhvillua në 9 Nëntor  dhe rezuloti me interes te larte nga investitorët te cilet mbioferuan çmimin e kërkuar per më shumë se 2.6 herë. Obligacionet me date maturimi në 18 nëntor 2027 dhe kupon fiks (0,875%) u alokuan me rreth 110 bps mbi nivelin e references dhe me nje norme interesi afatgjate (yield) 1,077%.

Emetimi shqiptar shënoi pjesemarrjen e dyte ne tregjet ndërkombëtar gjate vitit 2021 per OTP Bank,  e perzgjdhur ne rolin e nje prej keshilltareve per emetim te titujve te borxhit. Dalja e pare ne tregje u shenua ne shkurt per qeverine kroate e cila ofroi obligacione 12 dhe 20-vjeçare me një vlerë nominale totale prej 2 miliardë euro. Pavarësisht nga luatshmeria e larte qe ka karaterizuar tregjet, nderhyrja rezultoi e suksesshme duke regjistruar oferten totale prej 7 miliardë euro.

Si transaksionet e obligacioneve sovrane ashtu edhe emetimi i obligacioneve korporative të MVM Zrt. u realizuan nën koordinimin ne nivel grupi të njësive te Tregjeve të Kapitalit të OTP Global Markets, me seli qendrore në Budapest.

Suksesi i transaksioneve ndërkombëtare është falë bashkëpunimit mes kolegëve tanë në selinë qendrore kroate, shqiptare dhe në Budapest. Triniteti i ekspertizës në nivel të lartë, inteligjenca e njesive lokale dhe bashkëpunimi i suksesshëm ne nivel Grupi mund të bëhet një faktor dominues për pjesemarrje te tjera te rendesishme në të ardhmen,’ komentoi András Kazár, Shefi i Departamentit te Krijim të Tregjeve të Kapitalit dhe Shërbimeve me titujt në OTP Bank.

“Transaksionet e suksesshme ndërkombëtare të obligacioneve të kryera këtë vit tregojnë gjithashtu se OTP Group, si një grup bankar lider në Evropën Qendrore dhe Lindore, i është bashkuar radhëve të aktorëve kryesorë të tregut të obligacioneve në rajon. Kjo konfirmon se ishte një vendim i mirë për të integruar aktivitetin per nderhyrje në tregjet e kapitalit në nivel Grupi dhe për ta vendosur atë nën menaxhimin profesional të OTP Global Markets. Vizioni ne nivel Grupi, i kombinuar me ekspertizën vendase, na mundëson të ofrojmë një cilesi te larte bashkepunimi nderkombetar, që krijon një bazë të shëndoshë për hapa të mëtejshëm përpara në tregun ndërkombëtar të obligacioneve”, shtoi Attila Bánfi, Drejtor Menaxhues i OTP Global Markets.