OTP Bank Albania, “Banka e vitit 2022” për Shqipërinë, nga ‘The Banker’

OTP Bank Albania, “Banka e vitit 2022” për Shqipërinë, nga ‘The Banker’

Në ditën e bashkimit të bankave duke e bërë OTP Albania faktor dominant në tregun bankar Shqiptar, çastit kuptimplotë për bankën tonë, i shtohet edhe lajmi i jashtëzakonshëm që Banka OTP Albania është njohur nga ‘The Banker’ si “Banka e vitit 2022”.

Viti 2021 dhe viti 2022 po skaliten si vitet me ngjarjet më mbresëlënëse dhe më domethënëse për Bankën tonë OTP Albania dhe ky çmim i dedikohet kolegëve të OTP Albania, Klientëve të vyer bankës tonë dhe mbështetjes të përhershme të Grupit OTP!

Nuk ka kënaqësi më të madhe për këdo nga ne që puna, arritjet, cilësia dhe mundi të njihen nga entitete kaq influencuese në mjedisin ndërkombëtar Financiar & Bankar. Ky vleresim që na vjen sot, vërtetë ka kuptim të veçantë!

Sipas #TheBanker, “Fituesi i çmimit të vendit Shqipëri për vitin 2022, OTP Bank Albania, ka qenë ilustrimi më i mirë i rritjes dhe zhvillimit. Banka ka rritur kapitalin e saj, si dhe totalin e aktiveve, me 19% në 2021, me fitime neto vjetore nga 8% në 2020 në 26%. Banka gjithashtu kishte kthimin më të lartë nga kapitali në sektorin bankar shqiptar, me 18.5%

Gjatë këtij viti, OTP Group përfundoi blerjen e Alpha Bank Albania, nëpermjet OTP Bank Albania dhe tani që do të bëhet banka e pestë më e madhe në vend për sa i përket totalit të aktiveve dhe e treta për sa i përket kredive për klientët. Është një kohë emocionuese për bankën për periudhën në vazhdim, duke shtyrë përpara procesin e integrimit e duke vazhduar njëkohësisht vrullin e viteve të fundit.

Që nga çmimet tona të fundit, OTP Albania ka lançuar grupin e parë të përmirësimeve të bankingut online, duke ofruar një platformë online më të avancuar si për bizneset ashtu edhe për klientët individualë. Një grup i dytë përmirësimesh është në proces, i cili do të zgjerojë numrin e ofertave digjitale, duke përfshirë pagesat e faturave nëpërmjet kodit QR, nënshkrimin dixhital dhe menaxhimin e kartave.

Në fund të vitit 2021, OTP Albania u bë gjithashtu banka e parë dhe deri tani e vetmja në Shqipëri që prezantoi shërbimet automatike për transaksionet në valutë. Banka tani ka filluar zbatimin e një projekti tjetër të rëndësishëm – një mjet për dhënien e kredisë që do të mundësojë menaxhimin e fluksit të kredisë, nga fillimi në fund, në një mjedis digjital, si dhe ka nisur gjithashtu strategjitë që lidhen me segmentin e bujqësisë dhe kreditë për blerje banese.

Si një tjetër tregues i rëndësisë së saj në rritje në vend, OTP Bank Albania u zgjodh gjithashtu si lideri kryesor për emetimin e eurobondit për 10-vjeçarin e fundit në Shqipëri.”

https://www.thebanker.com/Awards/Bank-of-The-Year-Awards/Bank-of-the-Year-Awards-2022-Central-and-Eastern-Europe

#OTPBankAlbania #MeantForGreatness #OTPGroup