Online Banking

Online Banking

Rruga më e shpejtë për në bankë!
Duke filluar prej datës 2 dhjetor 2021, Banka OTP Albania do të bëjë aktive platformën e re Online Banking. Versioni i ri i kësaj platforme do të ofrojë një sërë përmirësimesh dhe funksionesh të reja për përdoruesit.
Funksionalitetet e reja të platformës së Online Banking janë si më poshtë:
Përmirësime në eksperiencën e klientit:
  • Paraqitje e re e faqes, fontit, formave, veprimeve të shpejta në faqen kryesore, ikona të reja etj

  • Riorganizim dhe ristrukturim i menusë kryesore

  • Përmirësime në procesin e pagesave

  • Hyrje e shpejtë në formularin e pagesave

  • Vizibilitet në të drejtat e përdoruesve dhe kufizime për llogaritë e kompanive

Mundësia e pagesës së faturave utilitare vetëm me një klik

Karta e Kreditit:
  • Gjendja e kartës

  • Hyrje e shpejtë nga faqja kryesore në pagesat e prapambetura

  • Pagesa e shumës së përdorur në kartë: minimumi, pagesë e plotë ose një shumë e caktuar

  • Pagesa e shumës së përdorur në kartë: minimumi, pagesë e plotë ose një shumë e caktuar

  • Gjenerimi në formatin PDF të lëvizjeve në llogarinë rrjedhëse

Banka OTP Albania do të dërgojë një SMS në numrin që ju keni regjistruar në sistemin e bankës, në të cilin do të merrni një adresë në Internet ku do të gjeni të gjithë udhëzimet për të aktivizuar llogarinë tuaj të Online Banking. Klikoni në linkun e mëposhtëm për të marrë udhëzimet e aktivizimit të platformës së re të Online Banking.
https://otpbank.al/lpob/

Pyetje të shpeshta:

Online Banking është shërbim bankar elektronik i ofruar për të gjithë klientët Individë dhe Biznese, i aksesueshëm 24 orë në ditë, 7 ditë të javës nëpërmjet dy kanaleve:

  • Kompjuterit tuaj
  • Telefonit tuaj smart (Sistem operativ Android ose Ios)– nëpërmjet një aplikacioni të dedikuar

Online Banking mund të aksesohet nëpërmjet kompjuterit ose telefonit tuaj duke aksesuar faqen zyrtare të bankës www.otpbank.al ose nëpërmjet telefonit tuaj smart duke shkarkuar aplikacionin përkatës.

Versioni në kompjuterin tuaj dhe aplikacionit në celular janë në linjë përsa i përket funksionaliteteve dhe veçorive.

Veprime të cilat mund të kryhen vetëm nëpërmjet aplikacionit në telefonin smart:

  • Lokalizim i vendodhjes së degëve, ATM-ve ose të Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës OTP Albania nëpërmjet GEO LOCATOR.

Për t’u pajisur me kredenciale të reja për akses në platformën Online Banking, klientët mund të telefonojnë drejtpërdrejt në numrat e Qendrës së Shërbimit të Cilësisë 08004848/ +35568(69)4012121, ose të vizitojnë një nga degët e bankës sonë. Për informacion të mëtejshëm mbi vendodhjen e degëve tona ju lutem referojuni listës që ndodhet në faqen zyrtare të bankës.

Platforma Online Banking mund të instalohet në çdo aparat celular që mund të lidhet me internetin, me përjashtim të pajisjeve që janë bërë root/jailbreak (sistemi operativ i manipuluar).

Për t’u regjistruar në Online Banking, duhet të pajiseni paraprakisht me ID-në e regjistrimit (të dhënë nga Qendra e Shërbimit të Cilësisë ose nga dega) dhe një PIN 6-shifror i cili dërgohet me SMS në numrin tuaj të telefonit të regjistruar. Më pas, duhet të shkarkoni aplikacionin celular nga Play Store/ Apple Store dhe ta instaloni atë në celularin tuaj.

  • Për telefonat/tabletat me sistem operativ Android, aplikacioni quhet “OTP Bank Alb” dhe mund të shkarkohet nga Google play;
  • Për iPhone ose iPad me sistem operativ iOS, aplikacioni quhet ‘OTP Bank Alb’ dhe mund të shkarkohet në Apple store;

Shërbimi Online Banking i ofruar nga Banka OTP Albania është një nga platformat më të sigurta në treg, si për pjesën e identifikimit ashtu edhe për pjesën e të drejtës së aksesimit  në platformë me fjalëkalimin një përdorimësh/të dhënat biometrike. Një tjetër element sigurie është edhe Karta Smart ose çelësi USB, i përdorur kryesisht nga kompanitë të cilat kryejnë pagesa në grup (si pagesat e pagave, etj.) nëpërmjet përdorimit të niveleve të ndryshme të sigurisë.

Jo, për çdo transaksion që ju do të kryeni, ka një menu të dedikuar e cila ju tregon të gjitha hapat që do të ndiqni në mënyrë kronologjike.

Për disa transaksione, ju lutemi konsultohuni me materialin e përgatitur dhe të publikuar në faqen tonë të internetit.

Po, platforma jonë e Online Banking ka një modul të dedikuar të krijuar enkas për t’iu përshtatur në mënyrë të përsosur nevojave të Ndërmarrjeve dhe Korporatave të Vogla dhe të Mesme. Një nga karakteristikat më të favorshme të këtij moduli biznesi është ekzekutimi i pagesave në grup.

Po, limitet janë si më poshtë:

  • Individë dhe tregtarët individualë
  • Limiti ditor i llogarisë                                                                200,000 LEK
  • Limiti për transaksion                                                               100,000 LEK
  • Bizneset
  • Limiti ditor i llogarisë rrjedhëse                                              8,000,000 LEK
  • Limiti për transaksion                                                               4,000,000 LEK
  • Limiti mujor                                                                              53,000,000 LEK

Ju mund të kërkoni ndryshimin e këtyre limiteve duke dërguar një mesazh në bankë nëpërmjet menusë së Qendrës së Komunikimit.

Po, nëse keni akses në internet, ju mund të aksesoni Online Banking në çdo shtet, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Përdoruesit e Online Banking mund të kryejnë pagesa kombëtare dhe ndërkombëtare me karakteristikat e meëposhtme:

  • Të gjitha pagesat ndërmjet llogarive brenda bankes mund të kryhen 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
  • Pagesat brenda vendit në monedhën vendase, me shumë deri në500.000 Lekë dhe me datë valutë normale mund të urdhërohet deri në orën 00:00.
  • Pagesat në monedhë vendase, me shumë mbi 1.500.000 Lekë me datë valutë normale mund të urdhërohet deri në 14:00.
  • Pagesat në monedhë të huaj me datë valutë normale, mund të urdhërohen:
  • Transfertat në EUR – deri në 14:00
  • Transfertat në USD – deri në 15:00
  • Transfertat në GBP – deri në 00:00

         Shënim: **Transfertat në CHF nuk mund të kryhen brenda ditës.

Po, është e mundur të shihni lëvizjet e llogarisë për periudhën e kërkuar. Për më tepër ju mund ti kaloni transaksionet që dëshironi në format exsel ose CSV.

Po, ju mund të keni kredencialet e MOTP të Online Banking për aq pajisje sa ju keni nevojë. Për këtë duhet të bëni paraprakisht një kërkesë në degë.

Formularët elektronikë kanë të njëjtin koncept me formularët që firmosin klientët në degët tona. Disa nga këto formularë janë vënë në dispozicion të klientëve tanë në platformën Online Banking për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e kërkesës së produkteve/shërbimeve të ndryshme. Formularët elektronikë mund t’i gjeni në seksionin e Kërkesave në menunë e Qendrës së Komunikimit.

Ju lutemi konsultohuni me materialin në faqen zyrtare të bankës për të kryer çeljen e depozitës me afat nëpërmjet shërbimit Online Banking.

Ju lutemi konsultohuni me materialin në faqen zyrtare të bankës për të kryer çeljen e kartës  nëpërmjet shërbimit Online Banking.

Ju mund urdhëroni transfertë me kurs preferencial këmbimi vetëm në rast se keni negociuar paraprakisht me bankën. Ju duhet të kontaktoni me degën tuaj nëpërmjet telefonit ose emailit.

Po, ju mund të kryeni pagesa të faturave utilitare në favor të: Ujësjellës Kanalizime, OSHEE, VODAFONE, Gjobat e Makinave, ONE MOBILE & ALBTELECOM. Me menunë tonë të përmirësuar të Pagesave të faturave utilitare, mund të abonoheni edhe për kontratat UKT, OSHEE, GJOBAT E MAKINËS dhe ALBTELECOM, të merrni listën e të gjitha faturave tuaja të papaguara dhe të kryeni shpejt pagesën e tyre.

Ju mund të shikoni të gjitha llogaritë që keni të çelura në Bankën OTP Albania duke përfshirë këtu edhe llogaritë e përbashkëta të produkteve të kredisë dhe depozitave me afat.

Detajet që mund të shikoni janë:

  • Tipi i kredisë
  • Shuma e disbursuar e kredisë
  • Data e maturimit të kredisë
  • Shuma e ngelur e kredisë
  • Shuma e këstit të rradhës
  • Data e këstit të rradhës
  • Numri i kësteve të ngelura deri në maturitet
  • Norma e interesit të kredisë

Klientet e Bankës OTP Albania mund të kërkojnë ndihmë duke kontaktuar bankën nëpërmjet mënyrave të mëposhtme:

  • Komunikim online nëpërmjet faqes së internetit të bankës
  • Aplikacionit Online Banking, me një seksion të dedikuar
  • Adresës së internetit info@otpbank.al ose ankesa@otpbank.al
  • Kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Cilësisë neë numrin e telefonit 0800 48 48 (pa pagese)

Ju lutemi kontaktoni menjëherë bankën për të bërë bllokimin e llogarisë tuaj të Online Banking.

Ju lutem konsultohuni me këshillat e sigurisë të publikuara në materialin e dedikuar për produktin Online Banking në faqen zyrtare të internetit.

Në platformën Online Banking ka një menu të dedikuar ku mund të ndryshoni fjalëkalimin.

Ju duhet të paraqiteni në degë dhe të kërkoni zhbllokimin e tyre duke firmosur një formular enkas për këtë qëllim.

Ju mund të kryeni transferime menjëherë pasi të keni aktivizuar shërbimin.

U&P individë

Klienti ka të drejtë mbi të gjitha funksionalitetet e ofruara në platformën Online Banking përveç:

  • Kërkesë për Hapje karte të re – konsiderohen si veprim me high risk
  • Kërkesë për hapje depozite të re – konsiderohen si veprim me high risk

Gjithashtu jemi të mbrojtur dhe me klientët ekzistues pasi në kontatat e mëparshme ku e vetmja mënyrë aksesi ka qenë me U&P, nuk kanë qenë pjesë porositja e produkteve si kartë apo TD

Shënim: Këta klientë mund të bëjnë të gjitha tipet e transfertave por duhet të rregjistrojnë më parë përfituesit dhe të dërgojnë formularët e firmosur në degë. Vetëm pasi dega sjell në IMS formularët e firmosur për shtimin e përfituesve të rinj, këta përfitues konfirmohen dhe klienti mund të bëjë pagesa në favor të tyre.

U&P corporate/SME/PF

Këto segmente klientësh mund të kenë vetëm view me këtë mënyrë aksesi

MOTP individë

Klienti ka të drejtë mbi të gjitha funksionalitetet e ofruara në platformën Online Banking

MOTP Corporate/SME/PF

Klienti ka të drejtë mbi të gjitha funksionalitetet e ofruara në platformën Online Banking

Kartë Smart Corporate /SME

Klienti ka të drejtë mbi të gjitha funksionalitetet e ofruara në platformën Online Banking gjithashtu mund të bëjë dhe pagesa në grup

Pagesat Brenda vendit me datë valutë urgjente në monedhë vendase apo monedha të huaja, mund të kryhen deri në orën 13:30 PM. Nëse pagesat kryhen pas orës 13:30 PM, nuk mund të sigurohet proçesimi i tyre në datë valutën e kërkuar. Në rast se balanca në llogarinë tuaj nuk është e mjaftueshme, urdhërpagesa nuk do të ekzekutohet.

Pagesat me datë valutë urgjente mund të kryhen deri në orën 14:00 PM. Nëse pagesat kryhen pas orës 14:00 PM nuk mund te sigurohet procesimi i tyre në datë valutën e kërkuar. Në rast se balanca në llogarinë tuaj nuk është e mjaftueshme, urdhërpagesa nuk do të ekzekutohet.

Po, ju mund të vizitoni një nga degët tona më të afërta dhe të përfitoni shërbimin e ri të përmirësuar. Për informacion të mëtejshëm mbi vendodhjen e degëve tona ju lutem referojuni listës që ndodhet në faqen zyrtare të bankës.

Platforma Online Banking mund të aksesohet nga çdo telefon celular që mund të lidhet me Internetin.

Në rastin e telefonave smart (jo të manipuluar nga fabrika) me sistem operativ Android ose iOS ju duhet të merrni paraprakisht “Mobile One Time Password(MOTP) – Fjalëkalimin Një Përdorimësh” në degë në momentin e rregjistrimit dhe më pas ju mund të shkarkoni aplikacionin:

  • Për telefonat/tabletat me sistem operativ Android, aplikacioni quhet “OTP Bank Alb” dhe mund të shkarkohet nga Google play;
  • Për iPhone ose iPad me sistem operativ iOS, aplikacioni quhet ‘OTP Bank Alb’ dhe mund të shkarkohet në Apple store;

 

Në rast se nuk posedoni telefon smart, për tu aksesuar në web ju duhet të pajiseni paraprakisht me emër përdoruesi dhe fjalëkalim në degën më të afërt të Bankes OTP Albania dhe më pas të vizitoni faqen zyrtare te bankes www.otpbank.al , dhe të klikoni në Online Banking.

Shërbimi Online Banking i ofruar nga Banka OTP Albania është një nga platformat më të sigurta në treg, si për pjesën e identifikimit ashtu edhe për pjesën e të drejtës së aksesimit  në platformë me fjalëkalimin një përdorimësh. Një tjetër element sigurie është edhe Karta Smart ose çelësi USB, i përdorur kryesisht nga kompanitë të cilat kryejnë pagesa në grup (si pagesat e pagave, etj.)

Jo, për çdo transaksion që ju do të kryeni, ka një menu të dedikuar e cila ju tregon të gjitha hapat që do të ndiqni në mënyrë kronologjike.

Për disa transaksione, ju lutemi konsultohuni me materialin e përgatitur dhe të publikuar në faqen tonë të internetit.

Po, një ndër karakteristikat e reja dhe më të rëndësishme të shërbimit Online Banking të ofruar nga Banka OTP Albania krahasuar dhe me konkurrentët është kryerja e pagesave në grup dhe pagesave masive.

Po, limitet jane si më poshtë:

  • Individët dhe Tregtarët
  • Limiti ditor për llogari                                                             200,000 ALL
  • Limiti për transaksion                                                               100,000 ALL
  • Biznes
  • Limiti ditor për llogari                                                              4,000,000 ALL
  • Limiti për transaksion                                                               2,000,000 ALL

 

Ju mund të ndryshoni limitet e mësipërme duke bërë kërkesë nëpërmjet formës elektronike e cila ndodhet në menune Qendra e Komunikimit – Kërkesë e re.

Po, nëse keni akses në internet, ju mund të aksesoni Online Banking në çdo shtet, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Përdoruesit e Online Banking mund të kryejnë pagesa kombëtare dhe ndërkombëtare me karakteristikat e meëposhtme:

  • Të gjitha pagesat ndërmjet llogarive brenda bankes mund të kryhen 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
  • Pagesat brenda vendit në monedhën vendase, me shumë deri në500.000 Lekë dhe me datë valutë normale mund të urdhërohet deri në orën 12:00.
  • Pagesat në monedhë vendase, me shumë mbi 1.500.000 Lekë me datë valutë normale mund të urdhërohet deri në 13:30.
  • Pagesat në monedhë të huaj me datë valutë normale, mund të urdhërohen deri në orën 14:00.

         Shënim: **Transfertat në CHF nuk mund të kryhen brenda ditës.

Po, është e mundur të shihni lëvizjet e llogarisë për periudhën e kërkuar. Për më tepër ju mund ti kaloni transaksionet që dëshironi në format exsel ose CSV.

Po, ju mund të keni kredencialet e MOTP të Online Banking për aq pajisje sa ju keni nevojë.

Për këtë duhet të bëni paraprakisht një kërkesë në degë.

Po, është e mundur kryerja e transaksioneve ndërmjet llogarive. Por nëse ju dëshironi të çelni një depozitë me afat ose një depozitë optimal, ju duhet t’i çelni ato në të njëjtën monedhë me monedhën e llogarisë tuaj.

Janë forma elektronike, të cilat mund të dërgohen nëpërmjet Online Banking për kryerjen e disa transaksioneve. Format në dispozicion janë:

  1. Kërkesë për mbyllje të Depozitës me Afat ose Depozitës Optimal
  2. Këkesë për ndryshim limiti për transferta në Online Banking
  3. Kërkesë për tërheqje Cash
  4. Kërkesë për risetim PIN-i për kartat e debitit
  5. Raportim për kartë të humbur/vjedhur dhe kërkesë për paisje me kartë të re
  6. Kërkesë për risetim PIN-i per shërbimin MPAY
  7. Kërkesë për mbyllje të kartës së debitit

Ju lutemi konsultohuni me materialin në faqen zyrtare të bankës për të kryer çeljen e depozitës me afat nëpërmjet shërbimit Online Banking.

Ju lutemi konsultohuni me materialin në faqen zyrtare të bankës për të kryer çeljen e kartës  nëpërmjet shërbimit Online Banking.

Ju mund urdhëroni transfertë me kurs preferencial këmbimi vetëm në rast se keni negociuar paraprakisht me bankën. Ju duhet të kontaktoni me degën tuaj nëpërmjet telefonit ose emailit.

Po, ju mund të kryeni pagesa të faturave utilitare në favor të: Ujësjellës Kanalizime, OSHEE, Vodafone, AMC, ALBTELEKOM dhe EAGLE MOBILE.

Po, por për të kryer ketë veprim ju duhet të aksesoni aplikacionin mobile të Online Banking dhe në menunë e dedikuar “MOTP për payment authorization” ju do të rregjistroni përfituesin e ri dhe më pas aplikacioni gjeneron një kod.  Me këtë kod ju mund të kryeni pagesa në favor të këtij përfituesi.  Pasi të keni kryer pagesën  ju mund të rregjistroni këtë përfitues edhe për pagesa të tjera dhe instruksionet për këtë jepen në platformë.

Nëse ju e aksesoni shërbimin me Emër përdoruesi dhe Fjalëkalim  ju duhet te paraqiteni në degë të deklaroni përfituesin e ri për të cilin ju doni të kryeni transfertë.

Ju mund të shikoni të gjitha llogaritë që keni të çelura në Bankën OTP Albania duke përfshirë këtu edhe llogaritë e përbashkëta të produkteve të kredisë dhe depozitave me afat.

Detajet që mund të shikoni janë:

  • Tipi i kredisë
  • Shuma e disbursuar e kredisë
  • Data e maturimit të kredisë
  • Shuma e ngelur e kredisë
  • Shuma e këstit të rradhës
  • Data e këstit të rradhës
  • Numri i kësteve të ngelura deri në maturitet
  • Norma e interesit të kredisë

Klientet e Bankës OTP Albania mund të kërkojnë ndihmë duke kontaktuar bankën nëpërmjet mënyrave të mëposhtme:

  • Komunikim online nëpërmjet faqes së internetit të bankës
  • Aplikacionit Online Banking, me një seksion të dedikuar
  • Adreses së internetit ebanking@otpbank.al
  • Kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Cilësisë neë numrin e telefonit 0800 48 48 (pa pagese)

Ju lutemi kontaktoni bankën në mënyrat e publikuara të kontaktimit për të bërë ankesën dhe pasi banka të ketë kryer verifikimet, do të kryejë veprimet e nevojshme për të bllokuar shërbimin.

Ju lutem konsultohuni me këshillat e sigurisë të publikuara në materialin e dedikuar për produktin Online Banking në faqen zyrtare të internetit.

Në platformën Online Banking ka një menu të dedikuar ku mund të ndryshoni fjalëkalimin.

Ju duhet të paraqiteni në degë dhe të kërkoni zhbllokimin e tyre duke firmosur një formular enkas për këtë qëllim.

Ju mund të kryeni transferime menjëherë pasi të keni aktivizuar shërbimin.

Disa këshilla për përdorim të sigurtë të shërbimit Online Banking:

 

1- Këshilla lidhur me kodet e aksesit

  1. Asnjëherë të mos ia komunikoni kodet tuaja te aksesit personave të tretë përfshirë këtu te afermeve , miqve ose stafit të Bankës OTP Albania dhe mos i shkruani asnjëherë.
  2. Në rastet kur dyshoni që është kompromentuar pajisja juaj e logimit duhet të paraqiteni në degë dhe të kërkoni ndryshimin e kodeve tuaja të aksesit.
  3. Në rastet e humbjes ose vjedhjes së kodeve tuaja të aksesit duhet të paraqiteni në degë dhe të bëni deklarimin e humbjes së kodeve të hyrjes në Online Banking dhe Mobile Banking.
  4. Banka OTP Albania nuk do t’ju kontaktojë asnjëherë nëpërmjet email-it apo telefonit për t’ju kërkuar kodet tuaja te aksesit, apo t’ju rekomandojë ndonjë adresë të cilën ju mund ta përdorni për të kryer pagesa nëpërmjet Internet Banking apo Mobile Banking
  5. Banka OTP Albania nuk do t’ju kërkojë asnjëherë të përdorni shërbimin Online  Banking apo Mobile Banking për të përgatitur një transaksion për arsye testimi.
  6. Ndryshojeni PIN-in tuaj rregullisht dhe vendosni një të ndryshëm nga PIN-et e fundit që keni përdorur dhe mos e shkruani asnjëherë. Mos përdorni të dhëna që janë lehtësisht për tu hamendësuar (ditëlindje, vite etj)
  7. Mos përdor për PIN të njëjtin që është i lidhur me diçka tjetër (email, llogari për blerje online, Pin i kartës së debitit apo kreditit etj)

 

2-Këshilla lidhur me aksesin në shërbimin Online banking

  1. Hyni në shërbimin Online banking vetëm nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të bankës: otpbank.al . Kontrolloni qe aksesoni faqen e online banking me https:// dhe ndiqet nga emri perkates I faqes dhe ne panelin e siperm apo te poshtem te faqes eshte shenja e drynit
  2. Mos hyni në shërbimin E – Banking ose Mobile Banking në kompjutera apo rrjet interneti publik (si psh: Internet kafe, aeroport etj.)
  3. Kurrë mos e lini pajisjen tuaj të pambikëqyrur kur jeni i lidhur në faqen tonë të online banking. Sigurohuni që të bëni “logoff”  për të përfunduar sesionin me internet banking.
  4. Klikoni mbi ikonën e Logoff dhe mbylleni browser-in kur të dilni nga faqja e online banking.

 

3-Këshilla lidhur me marrjen e mesazheve “gracke” (phishing)

Phishing është një mesazh “grackë” që përdoret për nxjerrjen e informacionit konfidencial personal ose profesional (logimin, fjalëkalim …), për të kryer mashtrime ose për të instaluar një program kompjuterik me qëllim të keq në pajisjen tuaj. URL-ja “gracke”  e  ardhur ne posten tuaj elektronike apo ne pajisjen tuaj si nje SMS mund te duket krejtesisht e ligjshme. Megjithatë, nëse e vendosni miun mbi URL-në pa e klikuar atë, mund të shihni faqen e ridrejtimit (adresa e ku të çon në të vërtetë). Nëse adresa e URL-së në tekstin e mesazhit është e ndryshme nga adresa që shfaqet kur vendos kursorin, kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një email phishing.

  1. Ju lutemi të njoftoni specialistin e marrëdhënies me klientin përkatës në bankë në rastin e marrjes së emaileve të dyshimta.
  2. Mos hapni mesazhe SMS/MMS/te postes elektonike pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe titullin. Nëse keni ndonjë dyshim për origjinën e mesazhit, fshijeni atë menjëherë dhe mos hapni asnjë file që mund të jetë bashkëngjitur dhe mos ndiqni linqe që mund të ketë në mesazh.

 

4- Këshilla të tjera

  1. Është përgjegjësia juaj si përdorues të siguroheni që pajisja juaj ka programe antivirusi të licensuar dhe përditësojeni atë gjithmone. Sigurohuni të mbani gjithmonë të përditësuar sistemin operativ të pajisjes tuaj.
  2. Mos shkarkoni/ instaloni asnjë program jo standard/jo të besueshëm në pajisjen tuaj të logimit.