I nderuar Klient,
Këtu më poshtë, gjendet formulari dhe shpjegimet për dorëzimin e kërkesës suaj për vlerësim të shtyrjes së pagesës së këstit të kredisë. Formulari duhet të plotësohet dhe të dërgohet tek Banka OTP Albania me të dhënat e sakta dhe e firmosur prej jush korrektësisht.
Kërkesa mund të dorëzohet në këto mënyra:
a) Të skanuar pas firmosjes, me email në [email protected], tek subject shkruani “Shtyrje Kësti”
b) Dorazi në degën ku keni kryer blerjen e Kredisë
c) Në Online Banking. Nëse e plotësoni nga Online Banking mjafton ta ruani dhe ajo konsiderohet e dorëzuar zytarisht edhe pa firmosje.
Hapat që duhet të ndiqen:
Formulari për aplikim të shtyrjes së pagesës së këstit/ve të kredisë mund të gjendet në këtë faqe dhe në platformën Online Banking të Bankës OTP Albania. Ne sugjerojmë të përdorni online banking, pasi plotësimi i formës në këtë platformë nuk kërkon firmosje fizike të saj. Në këtë dokument (Udhëzim për Plotësim në Online Banking) keni të shpjeguar shumë qartë se si duhet të plotësohet formulari në Online Banking.
1 – Këtu gjenden dy formularë, respektivisht për Individë pagamarrës dhe Biznese.