Ndryshimi i PIN në ATM

Të nderuar klientë,

Në kuadër të përmirësimit të shërbimit të kartave të bankës tonë, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se duke filluar prej datës 18 nëntor 2021 deri në dt. 6 dhjetor 2021, do të ketë një ndërprerje të shërbimit për ndryshimin e PIN në ATM e Bankës OTP Albania, por edhe të bankave të tjera.

Ky shërbim do të rifillojë të ofrohet normalisht në datën 7 dhjetor 2021.

Banka OTP Albania është në një proces të vazhdueshëm të përmirësimit të sistemeve me të cilat ajo operon. Kjo bëhet me qëllimin për t’i ofruar klientëve tanë produkte dhe shërbime inovatore dhe në kohën e duhur për tregun bankar shqiptar.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Me respekt,