Ndryshimi i Normës së Referencës

Ndryshimi i Normës së Referencës

Marrëdhënia me klientin në Bankën OTP Albania është shumë e rëndësishme dhe ne gjithmonë ju mbajmë të informuar në lidhje me veprimet që prekin aktivitetin tuaj bankar.

Ky njoftim i referohet ndryshimit të termave të referencës për kredinë tuaj në monedhën Euro.

Duke filluar prej datës 01 janar 2022, Norma Mesatare e Interesit Ndërbankar në Londër (LIBOR) nuk do të kuotohet më nga bankat si normë reference për kreditë në monedhën euro. Për këtë arsye, Banka OTP Albania ka marrë masat që të gjithë kreditë ekzistuese, duke filluar prej datës së cituar më sipër, të përdorin Euribor si normë reference.

Ky ndryshim vjen edhe si detyrim ligjor nga Banka e Shqipërisë, e cila nëpërmjet një shkrese zyrtare të dërguar gjithë bankave të nivelit të dytë kërkon që të merren të gjithë masat për zbatimin në kohë të këtij ndryshimi.

Për këtë qëllim, jeni të lutur të kontaktoni me bankierin Tuaj personal ose të telefononi Qendrën e Shërbimit të Cilësisë 24 orë në 7 ditë të javës në numrat: 0800 48 48 (pa pagesë) / 068 40 12121 / 069 40 12121.