MOBILE BANKING

Mobile Banking

Kurdo…Ngado…Përherë…

Duke filluar prej datës 2 dhjetor 2021, Banka OTP Albania do të zëvendësojë Mobile banking me një aplikacion të ri. Ky aplikacion vjen me një pamje krejtësisht të re dhe një sërë funksionesh shtesë për të lehtësuar edhe më tepër administrimin e financave tuaja virtualisht.

Në aplikacionin e ri të Mobile Baking janë shtuar funksionet e mëposhtme:
    • Kontrolli i gjendjes së llogarisë

    • Kryerja e pagesave ndërkombëtare

    • Pagesa kundrejt doganës, tatimeve & buxhetit

    • Kryerje e pagesave në grup

    • Adaptimi në përputhje me Ligjin e Fiskalizimit

Përmirësime në eksperiencën e përdoruesve:
    • Akses i shpejtë nëpërmjet fingerprint/face recognition

    • Riorganizim dhe ristrukturim i menusë kryesore

    • Riorganizim dhe ristrukturim i menusë kryesore

    • Hyrje e shpejtë në modelin e pagesave

    • Njoftime nëpërmjet aplikacionit

    • Pagesa të faturave utilitare vetëm me një klik

Kartat e kreditit:
    • Kontrolli i gjendjes së kartës

    • Lehtësi në kontrollin e pagesave të prapambetura

    • Mundësi për shlyerjen e kartës: pagesë minimale, e plotë ose një shumë e caktuar

Moduli për klientët korporatë:
    • Mundësia e dërgimit të dokumentave për pagesa ndërkombëtare

    • Marrja e mesazhit SWIFT nëpërmjet platformës SWIFT

    • Thjeshtim/lehtësim i procesit të kryerjes së pagave dhe pagesave në grup

Raporti i personalizuar i gjendjes së llogarisë

Zgjerimi i përdorimit të formularit elektronik:
    • Aplikim online për kredi

    • Ndryshimi i limitit të kartës

    • Kërkesë për bllokimin e kartës dhe ndryshimin e PIN të saj

Banka OTP Albania do të dërgojë një SMS në numrin që ju keni regjistruar në sistemin e bankës, në të cilin do të merrni një adresë në Internet ku do të gjeni të gjithë udhëzimet për të shkarkuar dhe aktivizuar aplikacionin e ri të Mobile Banking.

Pyetje të shpeshta

Ne duam t’u ofrojmë klientëve tanë një aplikacion të ri, me shërbime dhe funksione të reja dhe që është më i lehtë dhe miqësor për t’u përdorur. Këto funksione dhe përmirësime vijnë si kërkesë dhe nevojë e klientëve.

Aplikacioni i ri do të jetë aktiv duke filluar prej datës 2 dhjetor 2021.

Jo. Ju duhet fillimisht të shkarkoni dhe aktivizoni aplikacionin e ri pastaj duhet patjetër të fshini aplikacionin ekzistues

Banka do të dërgojë një SMS me një adresë nga ku mund të merrni udhëzimet për të shkarkuar dhe aktivizuar aplikacionin e ri të Mobile Banking. (shtim i link te PDF me instruksionet)

Aplikacioni i vjetër do të jetë aktiv për 30 ditë, duke filluar prej datës 1 dhjetor 2021. Gjatë kësaj periudhe ju duhet të shkarkoni dhe aktivizoni aplikacionin e ri. Për të lehtësuar këtë proces ju mund të vizitoni faqen https://www.otpbank.al/sq/rezervo-nje-takim/ për të rezervuar ditën dhe një orar (sipas disponibilitetit tuaj) dhe më pas do të telefonoheni nga banka për t’ju dhënë udhëzimet për aktivizimin e aplikacionit të ri.

Nëse humbisni pajisjen tuaj që përdorni për të hyrë në mobile banking, jeni të lutur të na kontaktoni në numrin pa pagesë 0800 48 48 ose +355 68 (69) 40 12 121 për të bllokuar llogarinë tuaj.