
Llogaria Rrjedhëse
Përfitimet nga Llogaria Rrjedhëse
-
Në llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të depozitoni pará në çdo kohë dhe çdo shumë.
-
Ju mund të tërhiqni pará nga llogaria rrjedhëse në çdo kohë dhe në shifrat sipas kushteve të punës.
-
Mund të kryeni veprime në çdo degë të rrjetit të OTP Bank.
-
Mund të tërhiqni cash në çdo ATM brenda dhe jashtë vendit.
-
Mund të kryeni transferta brenda dhe jashtë vendit.
-
Mund të shlyeni detyrimet tuaja kundrejt palëve të treta (Institucioneve Shtetërore apo bashkëpunëtorëve tuaj) brenda bankës pa komision!
-
Paguani faturat utilitare, të ujësjellësit, energjisë elektrike etj..
-
Paguani faturën tuaj të telefonisë fikse apo celulare!
-
Nëpermjet Llogarisë Rrjedhëse urdhëroni transferta apo derdhje për palë të treta në emrin tuaj.
-
Pranoni në llogari pagesa nga brenda apo jashtë bankës.
-
Kreditoni të ardhurat tuaja nga punësimi nëpërmjet Llogarisë Rrjedhëse në Bankën OTP Bank dhe përfitoni nga avantazhet e paketës “Elite” e dedikuar për punonjësit payroll.
-
Mund të përfitoni edhe shërbimin e bankës virtuale.
Më shumë mbi Llogarinë Rrjedhëse
-
Përfituesit e llogarisë mund të jenë Individë ose Biznese.
-
Çelja e llogarisë bëhet pa komision.
-
Komision mujor mirëmbajtjeje 150 Lek
-
Gjendja minimale fillestare në llogari 1,000 Lek ose 10 EUR/USD/CHF/GBP
Si mund të përfitoni Llogarinë Rrjedhëse
-
Mjafton një mjet identifikimi, pasaportë ose kartë ID.