OTP Bank përzgjedh Sombanova Systems për të ndërtuar superkompjuterin më të shpejtë të inteligjencës artificiale në Evropë

OTP Bank përzgjedh Sombanova Systems për të ndërtuar superkompjuterin më të shpejtë të inteligjencës artificiale në Evropë

Partneriteti strategjik pozicionon OTP Group dhe Ministrinë për Inovacionin dhe Teknologjinë (ITM) në Hungari si liderë evropian të Inteligjencës Artificiale, duke mundësuar transformim të shpejtë në të gjithë bankën dhe rajonin për dekadën e ardhshme

PALO ALTO, Kaliforni dhe Budapest, Hungari, 11 nëntor 2021 –SambaNova Systems, kompania që ndërton programet kompjuterike, pjesë për kompjutera dhe ofron zgjidhje në fushën e Inteligjencës Artificiale, së bashku me Grupin OTP, grupi kryesor bankar në Evropën Qendrore dhe Lindore, nëpërmjet një komunikate për shtyp, njoftuan sot një partneritet strategjik për të ndërtuar superkompjuterin më të shpejtë në Evropë. Së bashku, këto kompani do të ndërtojnë një sistem të Inteligjencës Artificiale me disa nivele, duke ofruar kështu modelin gjuhësor më të avancuar në botë për një bankë tregtare. Sistemi do të ofrohet si një burim kombëtar i inteligjencës artificiale për sektorin publik, privat dhe arsimin e lartë në bashkëpunim me ITM.

“Ky është një bashkëpunim tepër i veçantë ndërmjet Grupit OTP, ITM dhe SambaNova Systems për të ofruar një burim të jashtëzakonshëm për vendin dhe rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore” u shpreh z. Péter Csányi, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm dhe njëkohësisht kreu i Divizionit Digjital në Grupin OTP. “Ne jemi shumë të lumtur të njoftojmë se ky superkompjuter do të  jetë një mundësi e veçantë, që nëpërmjet inteligjencës artificiale të ndërtohen modele gjuhësore të nivelit GPT-3 për  të gjitha gjuhët në Evropën Qendrore dhe Lindore”.

Ky partneritet, i jep Grupit OTP kreun për kërkimet dhe zhvillimet në fushën e Inteligjencës Artificiale në Evropë. Nëpërmjet këtij superkompjuteri, i cili është në gjendje të përpunojë në kohë të shkurtër një sasi të madhe informacioni dhe të dhënash të bazuar mbi tekst, 17 milionë klientët e grupit bankar do të përfitojnë shërbime financiare më të shpejta dhe të personalizuara. Duke përshpejtuar ndjeshëm proceset e punës dhe duke marrë përsipër detyra të përsëritura, duke krijuar më shumë hapësirë ​​për zhvillimin e shërbimeve dhe krijimtarisë njerëzore, ky inovacion do të ketë një ndikim pozitiv te punonjësit e Grupit OTP në të gjithë Evropën.

“Grupi OTP ka një plan mbresëlënës dhe ndër të parët në industrinë bankare për ta bërë inteligjencën artificiale drejtimin kryesor në dekadën e ardhshme. Me mbështetjen e IMT, mjedisi i inteligjencës artificiale që është duke u krijuar, do të ofrojë një infrastrukturë më të arritshme dhe më të avancuar për universitetet, qendrat kërkimore, organizatat publike dhe private në të gjithë Hungarinë”, tha Prof. Dr. László Palkovics, Ministrër për Inovacionin dhe Teknologjinë në Hungari.

Partneriteti midis Grupit OTP dhe SambaNova Systems është një marrëveshje bashkëpunimi disavjeçare për të shpërndarë zgjidhjen Data-flow-as-a-Service GPT të kësaj kompanie dhe për të ndërtuar një model të veçantë të gjuhës hungareze, si një nga gjuhët më të ndërlikuara në botë. Kjo zgjidhje më pas do të aplikohet edhe në gjuhët e veçanta të vendeve ku operojnë filialet e Grupit OTP. Nëpërmjet zbatimit të këtij projekti, inteligjencës artificiale dhe fuqisë së SambaNova GPT, banka do të transformohet rrënjësisht, duke prekur çdo segment të saj.

“Modelet e mëdha të gjuhëve po shndërrohen shumë shpejt në ndërfaqen kryesore të bizneseve korporata dhe Inteligjenca Artificiale do të nxisë transformimin e këtyre industrive. Ky zhvillim i Grupit OTP do të tregojë se çfarë është e mundur të arrihet nëpërmjet inteligjencës artificiale të avancuar në të gjitha industritë që përdorin dokumente të rënda, siç janë bankingu dhe shërbimet financiare,” u shpreh Rodrigo Liang, bashkëthemelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i SambaNova Systems.

Ky projekt është një arritje teknike, pasi po të ishte zhvilluar dhe zbatuar brenda bankës do të kërkonte disa vite punë dhe burime të shumta të kapitalit njerëzor. Nëpërmjet bashkëpunimit me SambaNova, Grupi OTP do të mund ta realizojë këtë gjë brenda disa ditësh ose javësh. Pasi të ndërtohet, ky superkompjuter i Inteligjencës Artificiale do ti japë mundësinë Bankës OTP të përparojë në këtë fushë dhe të depërtojë edhe më tepër në tregun financiar global.

Rreth zgjidhjes Data Flow-as-a-Service GPT nga SambaNova

Data Flow-as-a-Service, është një platformë e zgjeruar e shërbimeve të Inteligjencës Artificiale, e cila i jep mundësinë kompanive të ndërmarrin iniciativa në këtë fushë në një kohë të shkurtër duke përmirësuar aftësitë ekzistuese dhe personelin e tyre, nëpërmjet një abonimi të thjeshtë. Kjo platformë mundësohet nga DataScale®, një platformë e integruar programesh dhe pjesësh kompjuterike, e cila ofron performancë, saktësi dhe lehtësi në përdorim të pakonkurrueshme, të gjitha të ndërtuara në Rikonfigurimin e Sistemeve të Arkitekturës së Dataflow™ nga SambaNova.

Me shndërrimin e Inteligjencës Artificiale në një domosdoshmëri biznesi për ekonominë globale, klientët kanë nevojë për zgjidhje të plota, që funksionojnë mirë dhe janë financiarisht të qendrueshme. Me një sistem të integruar plotësisht, duke përfshirë edhe modelet më të mira të Inteligjencës Artificiale, programe dhe pjesë kompjuterike, SambaNova ofron aplikacionet më të mira, lehtësisht të përdorueshme dhe me më tepër impakt në fushën e Inteligjencës Artificiale në botë. Për të mësuar më tepër rreth Data Flow-as-a-Service nga SambaNova, vizitoni https://sambanova.ai/solutions/gpt/.

Rreth Sistemeve të SambaNova

SambaNova Systems është një kompani inovatore në fushën e Inteligjencës Artificiale që i jep mundësinë organizatave të zhvillohen edhe më tej nëpërmjet përdorimit në mënyrën më të mirë të mundshme të disa prej zgjidhjeve në fushën kompjuterike, përpunimit të gjuhës dhe rekomandimeve. Produkti kryesor i SambaNova është Dataflow-as-a-Service ™, i cili i ndihmon kompanitë të fillojnë përdorimin e Inteligjencës Artificiale brenda pak ditësh, duke i dhënë kështu mundësinë të rrisin fitimin e tyre dhe nxitur efikasitetin operacional. Ky produkt është një sistem i integruar software dhe hardware, i cili përdor Rikonfugurimin e Sistemeve të Artitekturës së Dataflow™, përkrah standardeve të hapura dhe ndërfaqeve të përdoruesve. Me seli në Palo Alto, Kaliforni, SambaNova Systems është themeluar në vitin 2017 nga Sun/Oracle dhe Universiteti Stanford. Disa prej investitorëve janë Softbank Vision Fund 2, fonde dhe kompani që administrohen nga BlackRock, Intel Capital, GV, Walden International, Temasek, GIC, Redline Capital, Atlantic Bridge Ventures, Celesta dhe disa investitorë të tjerë. Për më tepër informacion, ju lutem vizitoni sambanova.ai ose kontaktoni në [email protected]. Ndiqni SambaNova Systems në LinkedIn.

Rreth Grupit OTP

Grupi OTP është një prej grupeve financiare kryesore në Evropën Qendrore dhe Lindore me një rritje të vazhdueshme, përfitueshmëri të lartë dhe pozicionim të qendrueshëm kapitali dhe likuiditeti. Grupi bankar ofron shërbime financiare universale për 17 milionë klientë dhe me 40,000 punonjës në 11 vende. Ky grup ofron zgjidhje digjitale moderne dhe një rrjet prej më shumë se 1,700 degësh. Operacionet e fokusuara në mbrojtjen e mjedisit, qendrueshmërinë sociale dhe atë të qeverisjes, synojnë të forcojnë pozicionin e Grupit OTP si punëdhënës i zgjedhur në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Grupi OTP e ka selinë qendrore në Hungari dhe ka një strukturë të larmishme dhe transparente pronësie. Grupi bankar është i listuar në bursën e Budapestit që prej vitit 1995.