EuroMoney

EuroMoney

Për të dytin vit radhazi, Banka OTP Albania është nderuar me çmimin “Banka më e mirë” në Shqipëri, sipas vlerësimit të Çmimeve të Ekselencës nga Euromoney 2021. Njëkohësisht, Grupi OTP ka fituar çmimin “Banka më e mirë në Evropën Qëndrore dhe Lindore” dhe “Banka më e mirë” në Hungari, si dhe DSK Bank në Bullgari dhe Crnogorska Komercijalna Bank AG në Mal të Zi kanë fituar çmimin “Banka më e mirë” në shtetet respektive.

Të fitosh një çmim është një arritje shumë e madhe, e cila dëshmon se përkushtimi i skuadrës për të realizuar objektivat e vendosur është shpërblyer, sidomos duke patur parasysh rrethanat e vështira të vitit 2020.

Që prej vitit 1992, “Çmimet e Ekselencës” të Euromoney janë çmimet më të lakmuara nga bankat në të gjithë botën dhe OTP Bank ALbania u rendit e para, krahasuar me bankat e tjera në vend.

Strategjia e bankës OTP Albania dhe e grupit në tërësi, që të konkurojnë për të qenë të parët dhe më të mirët në treg, edhe njëherë u shpërblye nëpërmjet këtyre çmimeve prestigjoze.Banka OTP Albania vijoi të ekzekutojë me sukses këtë strategji fituese duke e rritur peshën e saj në tregun bankar shqiptar pavarësisht vështirësive që na diktoi realiteti.

Progresi i bankës gjatë këtij viti ka qenë me një rritje të qëndrueshme në të gjithë indikatorët e biznesit, si për rritjen e bazës së klientëve, portofolit të kredisë, depozitave, por edhe në forcimin e marrëdhënies me të gjithë segmentet e klientëve. Sipas Euromoney, vlerësimi për Bankën OTP Albania është bazuar në rritjen domethënëse, përfitueshmërinë më të lartë në vend dhe përkushtimin për zhvillime digjitale. Po ashtu është theksuar që këto arritje vijnë në kushte operimi shumë sfiduese.