CEO i OTP Bank zgjidhet kryetar i AAB

CEO i OTP Bank zgjidhet kryetar i AAB

Asambleja e Shoqatës Shqiptare të Bankave gjatë mbledhjes së zhvilluar në dt. 15 prill 2021 votoi për anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës.

Me kënaqësi të veçantë, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se Kryetar i Bordit të Shoqatës Shqiptare të Bankave është zgjedhur Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, z. Bledar Shella.

Votimi me shumicë të dallueshme e Drejtorit të bankës tonë është arritje si personale për CEO e OTP Albania, por mbi të githa për bankën tonë, e cila do të kryesojë Bordin e Shoqatës Shqiptare të Bankave në vend për 2 vjet deri në zgjedhjet e reja.

Lajmi është publikuar edhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe mund ta lexoni në linkun në vijim: https://aab.al/njoftim-per-shtyp-3/

I urojmë suksese Drejtorit të Përgjithshëm, z. Shella!