Banka OTP Albania vijon marrëveshjen me RCGF

Banka OTP Albania vijon marrëveshjen me RCGF

OTP - Bordi

Banka OTP Albania vijon të jetë pjesë e programit të RCGF (Rural Credit Guarantee Foundation) për financimin e kredive në sektorin e agrikulturës dhe sektoret e tjere. Në dt. 29 nëntor 2020, Banka OTP Albania nënshkroi zgjatjen e afatit për marrëveshjen e bashkëpunimit me RCGF në ndihmë të subjekteve të impaktuara nga COVID-19.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga z. Bledar Shella, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania dhe z. Bajram Korsita, Drejtor Ekzekutiv i RCGF.

Marrëveshja ofron kushte më të favorshme kreditimi për subjektet të cilat do të jenë pjesë e kësaj skeme si dhe ka për qëllim të krijojë më tepër lehtësi në procesin e kredidhënies për një segment biznesesh dhe tregjesh rurale. Pjesë e kësaj marrëveshje është fondi prej 16.7MEUR (nga 10MEUR e para) për ndarjen e riskut të financimit ndërmjet Bankës OTP Albania dhe RCGF.

Gjithashtu, kjo marrëveshje mundëson edhe lehtësimin e procesit të kredidhënies për një segment biznesesh dhe tregjesh rurale, të cilat nuk plotësojnë kriteret e bankave të nivelit të dytë.

Afati i marrëveshjes është zgjatur nga Dhjetor 2020 në Dhjetor 2022.

Bizneset që do të përfitojnë prej saj janë bizneset e impaktuara nga COVID -19 dhe me xhiro vjetore deri në 1.5MEUR (nga 800KEUR që ishte përcaktuar në marrëveshjen e parë).

Garancia e ofruar për çdo kredi që do jetë pjesë e kësaj skeme është në masën 70%.