Banka OTP Albania një partner i suksesshëm i BERZH

Banka OTP Albania një partner i suksesshëm i BERZH

Muaji korrik fillon me një lajm shumë të mirë për Bankën OTP Albania. Dje, gjatë ceremonisë online të organizuar nga BERZH, Banka OTP Albania u nderua me dy çmime prestigjoze:

  • Banka lëshuese e garancive  bankare më aktive nën financat tregtare të BERZH; dhe
  • Transaksioni më i suksesshëm për energjinë e gjelbër për vitin 2020.

Banka OTP Albania, në bashkëpunim me Societe Generale, mbështetën një projekt shumë të rëndësishëm në Marok. Nëpërmjet këtij projekti, u mundësua aksesi në ujë të pijshëm, duke e rritur vëllimin e prurjeve për disa zona rezidenciale dhe bujqësore në një kapacitet të barabartë me 100 pishina olimpike në ditë.

Të dy këto çmime vijnë si rezultat u punës së palodhur të kolegëve tanë në Divizionin e Biznesit/Sektorin e Financave Tregtare, dhe bashkëpunimit të tyre me BERZH.

Banka OTP Albania është pjesë e Programit të Lehtësimit të Tregtisë nga BERZH, i cili ka për qëllim promovimin e tregtisë së huaj ndërmjet ekonomive të vendeve ku BERZH është prezent me investimet e saj. Aktualisht, ky program ka mbështetur mbi 27,000 transaksione, duke arritur një shumë prej 22 miliardë euro.