Komiteti i Kontrollit

Komiteti i Kontrollit

Komiteti i Kontrollit raporton tek Këshilli Drejtues, kryen rekomandime dhe lëshon opinione mbi çështje financiare dhe të auditimit. Ky komitet kontrollon zbatimin e procedurave kontabël dhe të kontrollit të brendshëm të bankës, mbikëqyr zbatimin e procedurave dhe ndryshimeve në mjedisin ligjor dhe rregullator që ndikojnë në aktivitetin e bankës, monitoron zbatimin e duhur dhe kontrollon veprimtarinë e bankës në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore.

Arpad Sranko

Kryetar i Komitetit
te Kontrollit

Jitka Pantuckova

Anetare e Komitetit
te Kontrollit

Diana Ylli

Anetare e Komitetit
te Kontrollit

X

Arpad Srankó

Kryetar i Komitetit te Kontrollit

Mandati Aktual - 25.03.2019 - 25.03.2023

Z. Arpad Srankó, shtetas Hungarez, është diplomuar në Universitetin e Shkencave Ekonomike dhe Admistrimit Publik të Budapestit (njohur ndryshe si Universiteti Corvinus i Budapestit) në Fakultetin e Shkencave Ekonomike.

Z. Srankó e ka filluar karrierën në sektorin bankar në vitin 2005, përpara krizës financiare, duke ndjekur nga afër dhe marrë pjesë në ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur në industrinë bankare. Ai ka kontribuar në procesin e shndërrimit të OTP Bank nga një bankë lokale në një kampion rajonal përmes blerjeve, bashkimeve dhe integrimeve të shumta.

Z. Arpad Srankó është rritur profesionalisht ndër vite duke u promovuar në pozicione sfiduese. Në vitin 2016, Z. Srankó u emërua Drejtor i Departamentit të Strategjisë, Planifikimit dhe Analizës së Filialeve të Huaja në OTP Bank Plc dhe nga shkurti, 2021, z. Sranko u promovua si Drejtor Menaxhues i Drejtorisë së Strategjisë, Planifikimit dhe Kontrollit. Aktiviteti i tij mbulon operacionet në 11 shtete në EQL, EJL dhe BSHP ku janë filalet e Grupit OTP kryesisht të fokusuara në industrinë tregtare bankare. Z. Srankó ka fituar njohuri të paçmueshme për operacionet bankare, duke u fokusuar kryesisht në: performancën financiare, aktivitetin e biznesit dhe ecurinë e shitjeve, përfitueshmërinë e produktit dhe të linjës së biznesit si dhe në kontrollin e kostos. Z. Srankó ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OTP Banka Hrvatska (Kroaci), anëtar i Këshillit Drejtues dhe Kryetar i Komitetit të Kontrollit në Podgoricka Banka (Mali i Zi) dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të OTP Building Society Ltd në Hungari. Në mars 2019, ai është emëruar Kryetar i Komitetit të Kontrollit dhe Zv. Kryetar i Këshillit Drejtues për Bankën OTP Albania.

X

Jitka Pantucková

Anetare e Komitetit te Kontrollit

Mandati aktual - 06.03.2019 - 06.03.2023

Znj. Jitka Pantucková, shtetase çeke, është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare nga Shkolla e Ekonomisë në Pragë (Republika Çeke) dhe ka një PhD nga Instituti i Ekonomisë të Akademisë Çekosllovake të Shkencave (Republika Çeke). Znj Pantucková e filloi karrierën e saj në vitin 1973 si redaktore në Agjencinë e Shtypit Çekosllovak. Në mars të vitit 1991, ajo u propozua Drejtore e Departamentit të Territorit të Investiční a Poštovní banka, a.s (IPB). Në tetor 1992 ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Bankave Korrespondente dhe të Biznesit Ndërkombëtar. Në qershor të vitit 1998 ajo u caktua Drejtore e ekipit të veçantë të IPB-së për Euro dhe BE-në. Në qershor të vitit 2000 IPB, A.Ş. kaloi nën sipërmarrjen e ČSOB, a.s. dhe Znj Pantucková u emërua Drejtore e Ekipit të veçantë të projektit të CSOB-së për Euro dhe BE-në. Ajo ishte Drejtore Ekzekutive dhe Anëtare e Komitetit Drejtues përgjegjëse për Operacionet pranë Komercni Banka, a.s. nga viti 2002 deri në vitin 2009. Në prill 2004 ajo u përzgjodh si "Menaxheri i Vitit 2003" në Republikën Çeke. Nga muaji janar 2010 deri në muajin janar të vitit 2015, ajo ka qenë anëtare e Ohridska Banka, Societe Generale AD në Ohër dhe Presidente e Këshillit Drejtues. Ndërsa nga qershori 2010 deri në janar 2015, ajo ka kryesuar Komitetin e Kontrollit të Bankës Societe Generale Montenegro. Nga muaji korrik 2015 deri në mars 2019, ajo ka qenë kryetare e Këshillit Drejtues të Bankës Societe Generale Albania dhe nga muaji shtator 2015 deri në mars 2019 ajo ka kryesuar gjithashtu edhe Komitetin e Kontrollit. Znj. Pantuckova vazhdon të japë kontributin e saj si anëtare në Komitetin e Kontrollit të Bankës OTP Albania.

X

Diana Ylli

Anetare e Komitetit te Kontrollit

Mandati aktual - 06.03.2019 - 06.03.2023

Diana Ylli (Golemi), shtetase Shqiptare, është diplomuar në Ekonomi nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës (Shqipëri), me një diplomë pasuniversitare në Informatikë dhe gjithashtu në Sociologji. Që nga viti 1997, ajo mban titullin Auditues Ligjor nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA) dhe nga viti 2011 është Audituese e Çertifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Audituesve të Kosovës (SCAAK). Ajo ka mbi 30 vjet përvojë në profesionin e saj. Diana Ylli (Golemi) e filloi karrierën e saj në vitin 1986 si programuese në Departamentin Ekonomik të Ministrisë së Industrisë së Lehtë në Tiranë (Shqipëri). Prej korrikut 1993 deri në nëntor të vitit 1997 ishte Drejtore Finance pranë Departamentit të Kontabilitetit të Shoqërisë së prodhimit të Miellit Tirana. Prej nëntorit 1997 deri në maj të vitit 1999, ajo ka punuar në kompaninë e auditimit "Deloitte & Touche". Në vitin 1999, Diana Ylli (Golemi) ishte një nga themeluesit e kompanisë "ILD-99 Audit" sh.p.k, një nga firmat më të mëdha të pavarura të auditimit në Shqipëri. Për dy mandate të njëpasnjëshme (6 vjet, nga viti 2006 - 2012), ajo kryesoi me sukses Këshillin Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë. Pas 17 vjet eksperiencë në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në auditim dhe kontabilitetit si Partnere Drejtuese e ILD-99, në vitin 2015, ajo u bashkua me Mazars, një kompani ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe kontabilitetit. Aktualisht është partnere e auditimit në Mazars në Shqipëri. Gjatë gjithë karrierës së saj profesionale, ajo ka ofruar shërbime të auditimit, taksave dhe shërbimeve të tjera këshilluese. Përvoja e saj mbulon industri të ndryshme duke përfshirë: institucionet bankare dhe mikrofinanciare, energjinë dhe shërbimet, teknologjinë dhe telekomunikacionin, ndërtimin, prodhimin, shpërndarjen, sektorin publik, projektet e financuara nga donatorët ndërkombëtarë dhe OJQ-të. Diana Ylli është gjithashtu një trajnere e certifikuar e auditimit dhe trajnuese e SNRF.”