Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues siguron që banka ka një sistem solid të qeverisjes dhe se aktiviteti i saj operacional zhvillohet në përputhje me rregulloret përkatëse në fuqi. Këshilli Drejtues zbaton politikat dhe strategjitë e bankës në përputhje me planin e biznesit, menaxhimin e riskut dhe të buxhetit vjetor. Ai merr masat e nevojshme dhe të duhura për të siguruar integritetin e sistemit financiar dhe kontabilitetit të bankës, për ekzistencën e sistemeve të përshtatshme të auditimit veçanërisht në lidhje me menaxhimin e riskut, sistemin operacional dhe financiar të bankës, si dhe sigurimin e pajtueshmerisë me ligjin dhe praktikat më të mira në sistemin bankar.

Këshilli Drejtues

Péter Bese

Kryetar i Keshillit Drejtues

Arpad Sranko

Nen Kryetar i Keshillit Drejtues

Armand Duka

Anetar i Keshillit Drejtues

Janos Veres

Anetar i Keshillit Drejtues

Adrian Civici

Anetar i Keshillit Drejtues

X

Z.Peter Bese

Kryetar i Këshillit Drejtues

Mandati Aktual - 25.03.2019 - 25.03.2023

Z. Péter Bese, shtetas Hungarez, ka një Diplomë Master në Financat e Korporatave nga Universiteti Corvinus i Budapestit. Aktualisht, Z. Bese është Drejtor i Departamentit për Retail-in Ndërkombëtar në Drejtorinë e Përgjithshme të OTP Group, në Hungari. Z. Bese është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i JSC OTP Bank, Ukrainë dhe kryetar i Këshillit Drejtues i Bankës OTP Albania. Z. Bese e ka filluar karrierën e tij si një konsulent financiar në një firmë globale dhe më pas është rritur profesionalisht duke u orientuar në sektorin bankar. Pozicioni i tij i parë në Grupin OTP ka qenë në rolin Drejtues i Grupit Retail, pasuar me disa vite solide drejtimi dhe duke manaxhuar në mënyrë efektive burimet e ekipit të tij për t’u rritur profesionalisht dhe për të arritur rezultatet e dëshiruara. Z. Bese ka thelluar njohuritë në praktikat e manaxhimit të biznesit dhe ka zhvilluar ekspertizë në fushën e bankingut Retail në njëmbëdhjetë tregje të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore, si Bullgaria, Sllovakia, Rumania, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Ukraina, Sllovenia, Moldavia, Shqipëria dhe Rusia. Z. Bese ka disa vite eksperiencë si anëtar në organe drejtuese si: Këshillin Drejtues të OTP-së në Sllovaki, OTP Rusi dhe OTP Ukrainë, Expressbank Bullgari, Vojvodjanska Banka dhe OTP Bank Hrvatska, Zadar. Integriteti i tij është në përputhje me të gjitha ligjet dhe kodin e etikës së Grupit OTP.

X

Arpad Srankó

Zv. Kryetar i Këshillit Drejtues

Mandati Aktual - 25.03.2019 - 25.03.2023

Z. Arpad Srankó, shtetas Hungarez, është diplomuar në Universitetin e Shkencave Ekonomike dhe Admistrimit Publik të Budapestit (njohur ndryshe si Universiteti Corvinus i Budapestit) në Fakultetin e Shkencave Ekonomike. Z. Srankó e ka filluar karrierën në sektorin bankar në vitin 2005, përpara krizës financiare, duke ndjekur nga afër dhe duke marrë pjesë në ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur në industrinë bankare. Ai ka kontribuar në procesin e shndërrimit të OTP Bank nga një bankë lokale në një kampion rajonal përmes blerjeve, bashkimeve dhe integrimeve të shumta. Z. Arpad Srankó është rritur profesionalisht ndër vite duke u promovuar në pozicione sfiduese. Në vitin 2016, Z. Srankó u emërua Drejtor i Departamentit të Strategjisë, Planifikimit dhe Analizës së Filialeve të Huaja në OTP Bank Plc dhe nga shkurti, 2021, Z. Sranko u promovua si Drejtor Menaxhues i Drejtorisë së Strategjisë, Planifikimit dhe Kontrollit. Aktiviteti i tij mbulon operacionet në 11 shtete në EQL, EJL dhe BSHP ku janë filalet e Grupit OTP kryesisht të fokusuara në industrinë tregtare bankare. Z. Srankó ka fituar njohuri të paçmueshme për operacionet bankare, duke u fokusuar kryesisht në: performancën financiare, aktivitetin e biznesit dhe ecurinë e shitjeve, përfitueshmërinë e produktit dhe të linjes së biznesit si dhe në kontrollin e kostos. Z. Srankó ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OTP Banka Hrvatska (Kroaci), anëtar i Këshillit Drejtues dhe Kryetar i Komitetit të Kontrollit në Podgoricka Banka (Mali i Zi) dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të OTP Building Society Ltd në Hungari. Në mars 2019, ai është emëruar Kryetar i Komitetit të Kontrollit dhe Zv. Kryetar i Këshillit Drejtues për Bankën OTP Albania.

X

Armand Duka

Anetar i Keshillit Drejtues

Mandati Aktual - 15.10.2019 - 15.10.2023

Z. Armand Duka, shtetas Shqiptar, është diplomuar në Universitetin e Tiranës (Shqipëri), Dega e Ekonomisë për Industri në vitin 1986. Z. Duka ka filluar karrierën në profesionin e Ekonomistit në Parkun e Mallrave në Burrel në vitet 1986-1990. Gjatë viteve 1990-1991, z. Duka ka ushtruar profesionin e tij si ekonomist në parkun e mallrave të eksportit në Durrës. Duke filluar nga viti 1993, Z. Armand Duka është sipërmarrës në sektorë të tjerë privatë, zotërues dhe aksionar në disa biznese të mirënjohura, ku rikonfirmon kështu aftësitë e tij shumë të mira menaxhuese dhe drejtuese. Z. Armand Duka është zgjedhur President i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 2002, post të cilin e mban edhe aktualisht duke u rizgjedhur në vitet 2006-2010-2014-2018. Gjatë këtyre viteve, në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit ka mbajtur dhe këto detyra: Anëtar i Komitetit të Federatave në UEFA (2008-2012); Zv/Kryetar i Komitetit të Federatave Kombëtare në UEFA (2006-2008); Zv/Kryetar i Komitetit të Kompeticioneve të Ekipeve Kombëtare (2008-2013); Zv/Kryetar i Komitetit të Federatave Kombëtare (2013-2016); Zv/ Kryetar i Komitetit HatTrick (2016-sot); Anëtar i Komitetit të Federatave në FIFA (2008-2012) dhe Anëtar i Komitetit Organizator të Kupës së Konfederatave (2012-2017). Ndër vite, z. Armand Duka është nderuar me disa tituj, ku mund të përmendim: titullin “Qytetar Nderi” (1998) akorduar nga Bashkia e Shijakut dhe titujt “Nderi i Qytetit” (2001), “Simbol i Qytetit të Durrësit”(2002) dhe “Dyrrah – 3000” (2003) akorduar nga Bashkia e Qytetit të Durrësit dhe Shoqata “Durrësi”. Në vitin 2010, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi e dekoron me titullin e lartë “Naim Frashëri” të Klasit të Parë, për kontribut të shquar, në drejtimin dhe zhvillimin e futbollit shqiptar. Në vitin 2019, z. Duka akordohet me titullin “Konsull nderi i Hungarisë” për Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga tetori, 2019, z. Armand Duka është anëtar i Këshillit Drejtues i Bankës OTP Albania.

X

Dr Janos Veres

Anëtar i Këshillit Drejtues

Dr. Janos Veres, një shtetas Hungarez, është diplomuar në Inxhinieri në Fakultetin e Shkencave Bujqësore të Universitetit të Debrecenit (Hungari) dhe ka kryer studimet e doktoraturës për Ekonomi në Universitetin Karl Marx, Budapest (Hungari). Dr. Veres ka një përvojë 32 vjeçare në sektorët publikë dhe privatë. Nga viti 1997 deri ne vitin 2002, Dr. Veres ka qenë Kryetar i Dhomës së Tregtisë për rajonin Szabolcs-Szatmár-Bereg. Ai ka qenë një anëtar i zgjedhur i Asamblesë Kombëtare/Parlamentit të Hungarisë (1994-2014) dhe përgjatë viteve Dr. Veres ka zhvilluar një karrierë në politikë ku ia vlen të përmenden pozicionet si: Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Financave (2003-2004), Sekretari i Shtetit në Zyrën e Kryeministrit (2004-2005) dhe Ministrër i Financave (2005-2009). Në pozicionin e tij si Ministër, Dr. Veres ka qenë përgjegjës për çështjet rregullatore, mbikëqyrëse dhe monitoruese të sektorit bankar dhe të institucioneve të tjera financiare, për çështjet e taksimit të ekonomisë, për të gjithë fushën e buxhetit dhe manaxhimit të aseteve shtetërore. Ai gjithashtu përgatiti dhe zbatoi një skemë të suksesshme për të manaxhuar ndikimet e krizës financiare të vitit 2008. Dr. Janos Veres është zgjedhur Kryebashkiak i vendlindjes së tij, Nyírbátor (2002 - 2003) dhe tani vazhdon të japë kontributin e tij të vyer në Këshillin Bashkiak të Nyirbatorit. Sa lidhur me karrierën e tij akademike, në vitin 2009 Dr. Veres ka qenë Docent në Universitetin e Debrecen dhe është autor i shumë botimeve në fushën financiare dhe ekonomike për Universitetet Hungareze dhe të huaja. Duke filluar nga Mars, 2019 Dr. Veres është anëtar i Këshillit Drejtues i Bankës OTP Albania.

X

Mr. Adrian Civici

Anetar i Keshillit Drejtues

Mandati Aktual - 06.03.2019 - 06.03.2023

Z. Adrian Civici, shtetas Shqiptar, ka diplomë dhe Master në Ekonomi Agrare nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Shqipëri, një Ph.D. në Administrim Biznesi nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Shqipëri dhe Ph.D. në Ekonomi nga ENSA.M (Instituti Kombëtar i Arsimit të Lartë në Shkencat Bujqësore të Montpellier, Francë). Ai ka kryer studimet e tij postdoktorale në vitin 1995. Në vitin 2009, Z. Civici ka marrë titullin Ordre des Palmes Académiques nga Akademia Franceze e Shkencave në Francë, ndërsa në vitin 2011 ka marrë titullin shkencor "Profesor në Shkencat Ekonomike" nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Z. Civici e filloi karrierën e tij në vitin 1983 si një ekonomist agrar në një fermë shtetërore bujqësore. Në vitin 1984, ai mori postin e lektorit dhe kërkuesit në Departamentin e "Administrimit dhe Organizimit" në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shqipëri. Nga viti 1992 deri në vitin 1994 mbajti postin e Zëvendësdekanit të Fakultetit të Bujqësisë, në Tiranë. Në vitin 2001 u emërua Këshilltar i Ministrit të Financave dhe Kryetar i "Qendrës për Zhvillim të Qendrueshëm", në Tiranë, Shqipëri. Nga viti 2002 deri në vitin 2006, z. Civici mbajti postin e Drejtorit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Socio-Ekonomik në Ministrinë e Financave, Shqipëri. Më vonë, nga viti 2005 deri në vitin 2014, ai u zgjodh Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Në vitin 2007 u emërua Rektor i Universitetit Europian të Tiranës dhe në vitin 2011 Drejtor i Shkollës Doktorale. Që nga viti 2014, z. Civici është emëruar staf kyç i katedrës evropiane Jean Monnet (Shqipëria drejt BE-së dhe Zhvillimit Rajonal "ALEURD") dhe po në këtë vit u zgjodh President i Universitetit Europian të Tiranës, Shqipëri. Në vitin 2019, z. Civici u emërua Dekan në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Mesdhetar, ku u pasua me emërimin si Rektor i këtij Universiteti. Në vitin 2020, z. Civici zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me titullin "Akademik i Asociuar". Z. Adrian Civici ka botuar libra të shumtë, artikuj shkencorë, hulumtime kërkimore dhe studime në shtypin kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe në revista shkencore ndërkombëtare.

X

Aleksandër Xhuvani

Anetar i Keshillit Drejtues

Mandati Aktual - 06.03.2019 - 06.03.2023

Z. Aleksandër Xhuvani, shtetas Shqipetar, është diplomuar për herë të parë në 1980 në fushën e Inxhinierisë Elektrike në drejtimin Automatizim Industrie, në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetit e Tiranës (Shqipëri); në 1985 ai u diplomua përsëri në fushën e Inxhinierisë në drejtimin Elektronikë Industriale dhe DEA (Diplôme d'Etudes Approfondies) në fushën e Gjeniut Elektrik (Génie Electrique) në ENSEEIHT (Ecole Nationale Supérieure d'Electrotechnique, d'Electronique, Informatique et d'Hydraulique de Toulouse) në Francë. Më vonë, në 1989, ai fitoi gradën shkencore "Doktor" në Institutin Kombëtar Politeknik të Tuluzës (Institut National Polytechnique de Toulouse) dhe në 2013 është diplomuar me Master në Administrim Biznesi pranë Universitetit “Montesquieu-Bordeaux IV”, në Francë. Z. Xhuvani e filloi karrierën e tij shkencore në shtator të vitit 1985 si studiues pranë LEEI (Laborator i Elekroteknikës dhe Elektronikës Industriale) të ENSEEIHT. Nga nëntori 1989 deri në janar 1992 mbajti postin e Pedagogut në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit të Tiranës. Nga muaji janari 1992 deri në janar 2008 u emërua Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe mbajti postin e Profesorit me kohë të plotë pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike. Që nga janari i vitit 2008, Z. Aleksandër Xhuvani mban postin e Profesorit me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave Kompjuterike pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit të UPT. Ai është anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe nga viti 1998 deri në vitin 2018 ka mbajtur postin e drejtorit të Institutit Francez të Administrimit (Institut Français de Gestion) pranë UPT. Që nga viti 2015, Z. Xhuvani është anëtar i Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe pjesëtar i grupit shqiptar për reformën Evropiane në këtë fushë. Ai është dekoruar me medaljen “Kalorës i Urdhërit të Palmave Akademike” në 2002 prej Ministrit Francez të arsimit dhe në 2014 me medaljen “Kalorës i Urdhërit Kombëtar të Meritës” prej Presidentit të Republikës Franceze.

X

Aleksandër Xhuvani

Anetar i Keshillit Drejtues

Mandati aktual - 25.03.2019 - 25.03.2023

Z. Aleksandër Xhuvani, shtetas Shqipetar, është diplomuar për herë të parë në 1980 në fushën e Inxhinierisë Elektrike në drejtimin Automatizim Industrie, në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetit e Tiranës (Shqipëri); në 1985 ai u diplomua përsëri në fushën e Inxhinierisë në drejtimin Elektronikë Industriale dhe DEA (Diplôme d'Etudes Approfondies) në fushën e Gjeniut Elektrik (Génie Electrique) në ENSEEIHT (Ecole Nationale Supérieure d'Electrotechnique, d'Electronique, Informatique et d'Hydraulique de Toulouse) në Francë. Më vonë, në 1989, ai fitoi gradën shkencore "Doktor" në Institutin Kombëtar Politeknik të Tuluzës (Institut National Polytechnique de Toulouse) dhe në 2013 është diplomuar me Master në Administrim Biznesi pranë Universitetit “Montesquieu-Bordeaux IV”, në Francë. Z. Xhuvani e filloi karrierën e tij shkencore në shtator të vitit 1985 si studiues pranë LEEI (Laborator i Elekroteknikës dhe Elektronikës Industriale) të ENSEEIHT. Nga nëntori 1989 deri në janar 1992 mbajti postin e Pedagogut në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit të Tiranës. Nga muaji janari 1992 deri në janar 2008 u emërua Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe mbajti postin e Profesorit me kohë të plotë pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike. Që nga janari i vitit 2008, Z. Aleksandër Xhuvani mban postin e Profesorit me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave Kompjuterike pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit të UPT. Ai është anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe nga viti 1998 deri në vitin 2018 ka mbajtur postin e drejtorit të Institutit Francez të Administrimit (Institut Français de Gestion) pranë UPT. Që nga viti 2015, Z. Xhuvani është anëtar i Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe pjesëtar i grupit shqiptar për reformën Evropiane në këtë fushë. Ai është dekoruar me medaljen “Kalorës i Urdhërit të Palmave Akademike” në 2002 prej Ministrit Francez të arsimit dhe në 2014 me medaljen “Kalorës i Urdhërit Kombëtar të Meritës” prej Presidentit të Republikës Franceze.

X

Tibor Kovacs

Anetar i Keshillit Drejtues

Dr. Tibor Kovacs, shtetas Hungarez, është diplomuar si Doktor i Drejtësisë me vlerësimin më të lartë në Universitetin e Miskolcit, Hungari. Dr. Kovacs ka një Diplomë Master në të drejtën bankare nga Universiteti Eotvos Lorand, Instituti Pasuniversitar i Drejtësisë, Budapest, Hungari dhe një Diplomë Master në Marrëdhëniet dhe Menaxhim Evropian dhe Ndërkombëtar nga Universiteti i Amsterdamit, Holandë. Z. Kovács ka punuar në industrinë bankare dhe ligjore që nga viti 1996 dhe ka fituar përvojë të paçmueshme gjatë këtyre viteve. Para se të punonte për OTP Bank Plc., ai ka punuar në grupe të tjera bankare me reputacion, përkatësisht ING Bank, CIB Bank (Banca Intesa Group) dhe Volksbank si dhe në firma ligjore te njohura ndërkombëtarisht, respektivisht, Arthur Andersen Legal dhe Allen & Overy. Dr. Tibor Kovacs është bashkuar me OTP Bank në vitin 2008 si Zëvendës Drejtor Menaxhues në Drejtorinë Ligjore. Përgjegjësitë e z. Kovács konsistojnë në këshillimin e bankës në financat e korporatave në shkallën më të lartë, financimin e projekteve dhe financimin retail, duke përfshirë edhe çështjet e financave dixhitale. Ai ishte i përfshirë në të gjitha blerjet bankare (duke udhëhequr procesin e Due diligences per aspektin ligjor dhe negocimin e dokumentacionit ligjor) në rajonin e EQL të bëra nga OTP Group që nga viti 2013. Dr. Kovacs ka fituar njohuri dhe përvojë të paçmueshme si anëtar i Bordit Mbikëqyrës në OTP Funds Servicing and Consulting Company Ltd që nga korriku 2014 dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të OTP Bank Serbia (prill 2010 – prill 2021). Nga Nëntori 2021, Dr. Tibor Kovacs është anëtar i Këshillit Drejtues të OTP Bank Albania.