Banka OTP Albania në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mundësojnë financime për investimet në banesë për ekonominë e gjelbër, në linjë të plotë me parimet e Përgjegjësisë Sociale për jetesë të shëndetshme, dhe investime të qëndrueshme e miqësore me natyrën. Produkti i njohur si kreditimi i ekonomisë së gjelbër GEFF (Green Economy Financing Facility) financon të gjithë investimet që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë së GEFF për investime të gjelbërta në sektorin e banimit. Për ti stimuluar këto investime, klientët e Bankës OTP Albania do mund të marrin grant, në vlerë deri në 20% të mundësuar nga BE.
të blesh pajisje elektrike për kursimin efiçent të energjisë
të kryesh termoizolim të banesës tënde
të kursesh energji elektrike duke instaluar panele diellore
Të investosh në dyer dhe dritare
Nëse keni pyetje ose paqartësi ose ndiheni më komod të dërgoni aplikimin tuaj me anë të një telefonate, një nga agjentët tanë do t’ju përkrahë përgjatë gjithë procesit.
Jepni të dhenat tuaja në mënyrë që kolegët tanë të mund t’ju telefonojnë dhe të rezervoni takimin tuaj në një nga degët tona.
Ju do të telefonoheni nga një agjent i bankës i cili do t’ju bëjë një vlerësim paraprak.
Nese ju plotësoni kushtet paraprake, agjenti yne do t’ju rezervojë një takim në një nga degët e bankës.
Aplikimi juaj do të shqyrtohet dhe ju do të njoftoheni për vendimin.
Vágner Gyöngyvér
Ha lejár a jelenlegi kölcsönöm, akkor van még egy vágyam, és szerintem azt is így fogom tudni megvalósítani.
Vágner Gyöngyvér
Ha lejár a jelenlegi kölcsönöm, akkor van még egy vágyam, és szerintem azt is így fogom tudni megvalósítani.
Vágner Gyöngyvér
Ha lejár a jelenlegi kölcsönöm, akkor van még egy vágyam, és szerintem azt is így fogom tudni megvalósítani.
Për kredinë e gjelbër mund të aplikojnë individë të cilët kanë në pronësi, ose jetojnë në një shtëpi apo banesë dhe planifikojnë të investojnë në efikasitetin e burimeve energjitike për një ekonomi të gjelbër, si: efikasiteti i energjisë dhe burimeve të saj, energjia e rinovueshme, qëndrueshmëri ndaj efekteve të ndryshimeve klimaterike, etj.
Programi “Green Economy Financing Facilities“ (GEFF) mbështetet nga fondet publike të Bashkimit Evropian, Republika e Austrisë, në kuadër të Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Projektet e zbatuara, të verifikuara me sukses, dhe të klasifikuara si të pranuara për përfitimin e grantit përfshijnë kategoritë e mëposhtme:
*Për më shumë detaje shihni investimet e pranuara për grante për individë: tabela e granteve
Produktet bankare që përputhen me ofertën e grantit të BERZH janë: kredi konsumatore e pakolateralizuar, kredi hipotekore (përfshirë rikonstruksionet), si dhe kredi për investime në banesë (të njohura dhe pranuara nga GEFF).