Depozita New Generation
Përfitimet tuaja nëse zgjidhni New Generation
-
Kjo depozitë është e shoqëruar dhe nga një kartë debiti Maestro e cila është në emër të adoleshentit.
-
Nëpërmjet kartës ai do të mund të bëjë tërheqje në çdo Bankomat dhe blerje në çdo POS brenda dhe jashtë Shqipërisë.
-
Ju si prindër keni kontroll të plotë mbi depozitën duke depozituar ose terhequr fonde sa herë t’ju nevojiten.
-
Banka i ofron mundësi prindit të lidhë depozitën New Generation me shërbimin SMS Banking dhe të njoftohet për çdo veprim që fëmija kryen në depozitë duke përdorur kartën e debitit.
Më shumë mbi Depozitën New Generation
-
Shuma minimale e kërkuar: 1,000 ALL;
-
Shuma maksimale: Nuk aplikohet kushti i shumës maksimale;
-
Maturimi: Afati maksimal i kësaj depozite është derisa mbajtësi i saj të mbushë moshën 18 vjeç. Afati i maturimit varion në varësi të moshës së titullarit në momentin e hapjes së kësaj depozite nga prindërit ose përfaqësuesit ligjorë;
-
Monedha: Kjo depozitë mund të hapet vetëm në monedhën LEK;
-
Interesi i përfituar: Do të kreditohet në llogarinë e klientit në fund të çdo viti.
Depozitat e klientëve individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare në OTP Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – http://asd.gov.al
Si mund të përfitoni Depozitën New Generation
Dokumentat që kërkohen për çeljen e një depozite New Generation:
-
Dokumentat e kërkuara për titullarin (adoleshentin)
– Pasaportë ose Kartë Identiteti
-
Dokumentat e kërkuara për prindin:
– Pasaportë ose Kartë identiteti
-
Dokument shtesë i kërkuar përfaqësuesit ligjor (jo prindërve):
– Vendim nga Gjykata e Rrethit për marrjen e kujdestarisë mbi fëmijën.