Banka OTP Albania në mbështetje të Ukrainës

Banka OTP Albania në mbështetje të Ukrainës

Me krenari ofrojmë mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës. Banka OTP Albania qëndron me njerëzit, Ne qëndrojmë me paqen.

Banka OTP Albania i bashkohet nismës për të aplikuar 0 komision për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës.
Ndërkohë, për të gjithë transfertat që do të kryhen nëpërmjet platformës Online Banking, do të bëhet rimbursim i komisioneve në llogarinë e subjektit.

Në vijim të mbështetjes që Banka OTP Albania do të vazhdojë të ofrojë për popullin ukrainas, është miratuar heqja e komisionit për veprimet me ATM për të gjithë kartat e lëshuara në Ukrainë.

Bazuar në vendimin nr. 28, të Komitetit të Çmimeve, duke filluar prej dt. 16 mars 2022, të gjitha veprimet në ATM e bankës tone, të kryera me karta që janë lëshuar në Ukrainë, do të bëhen me komision zero. Gjithashtu, nuk do të aplikohet as komisioni i kursit të këmbimit për veprimet në ATM me këto karta.