Alpha Bank Albania ndryshon së shpejti emrin në OTP Bank Albania

Alpha Bank Albania ndryshon së shpejti emrin në OTP Bank Albania

early notifications news banner

OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania (pjesë e Grupit OTP) do të vazhdojnë të operojnë si një bankë e vetme nën emrin OTP Bank Albania. Ky proces është subjekt i miratimit nga Autoritetet Rregullative, i cili pritet të përfundojë brenda vitit 2022.

Qëllimi i këtij bashkimi është ambicia e OTP Group për t’u bërë një faktor në tregun bankar shqiptar, duke përforcuar praninë e tij në treg, duke rritur shërbimin ndaj klientit me anë të zgjerimit të rrjetit të Degëve, ATM dhe POS, si dhe duke ofruar një shërbim bankar i cili do të ketë si qëllim kryesor përmirësimin e kënaqësise së klientëve. Grupi OTP beson se nga ky bashkim klientët e të dyja bankave do të përfitojnë më shumë zgjidhje bankare dhe banka e re do të rrisë mjetet financiare të individëve dhe bizneseve, për një ekonomi më të mirë vendase.

Marrëdhënia e klientëve me bankën do të vazhdojë si zakonisht për sa i përket llogarive bankare, funksionimit të kartave, bankingut online dhe produkteve të tjera që ata kanë.

Klientët do të njoftohen vazhdimisht për ndryshimet nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit.

Për njoftime të reja ju ftojmë të vizitoni shpesh faqen e internetit. Qendra jonë e Kontaktit është në dispozicion të klientëve dhe vizitorëve tanë për të ofruar të gjitha përgjigjet përmes numrit falas të kontaktit në 0800 48 48.

 

Ne qëndrojmë të përkushtuar për të ruajtur shërbimin më të lartë bankar.