×
Të nderuar klientë,
Banka OTP Albania nis procesin e përmirësimit të degës “Myslym Shyri”, në përputhje me kërkesat e kohës dhe me qëllimin për t’ju ofruar ju kushtet më të mira të veprimit me bankën tonë.
Si rrjedhim, lusim në mirëkuptimin tuaj për pamundesinë e veprimit në degën “Myslym Shyri” duke filluar nga data 1 - 24 shkurt 2021
Per çdo paqartësi telefononi pa pagesë në 0800 48 48.
#lindurpërgjëratëmëdha
Ju faleminderit!
I/E Nderuar Klient/e,
Banka OTP Albania njofton të gjithë klientët e saj, të cilët mbajnë një dokument identifikimi të lëshuar në vitin 2009 dhe 2010, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar, të paraqiten pranë degës më të afërt të OTP Bank Albania me një dokument të vlefshëm për të bërë përditësimin e të dhënave
Ju njoftojmë se nëse dokumentit Tuaj të identifikimit i ka përfunduar afati i vlefshmërisë, çdo shërbim bankar i kërkuar do të jetë i pamundur të ofrohet, deri në momentin e pajisjes dhe paraqitjes së një dokumenti të vlefshëm identifikimi.
Përveçse për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore, ky proces bëhet për të rritur edhe cilësinë e shërbimit dhe për të siguruar komunikimin e vazhdueshëm me Ju, duke forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë. !
Për më shumë informacion, jeni të lutur të vizitoni faqen e mëposhtme klikoni këtu
Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin Tuaj!
*Ky njoftim bëhet në përputhje me Vendimin Nr. 59, datë 29.08.2008, Për Miratimin e Rregullores “Mbi Transparencën për Produktet dhe Shërbimet Bankare e Financiare”, i ndryshuar.