Në 1 dhjetor 2022, Grupi OTP njoftoi përmbylljen e bashkimit ligjor mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania, duke vijuar si një bankë e vetme nën emrin OTP Bank Albania. Blerja e Alpha Bank Albania është rezultat i qëllimeve strategjike të Grupit OTP për të përforcuar pozicionin e tyre në Shqipëri dhe për të krijuar institucionin bankar më të madh dhe më të fuqishëm në vend, i cili do ofrojë një spektër të plotë produktesh dhe shërbimesh bankare inovative.
Procesi i integrimit pritet të zgjasë deri në vitin 2023.
Ne kemi ndërtuar këtë hapësire të dedikuar për ju, duke adresuar gjatë kësaj kohe, çështjet për të cilat mund të jeni të interesuar.
Rrjeti i degeve
Ne po punojme t'ju sigurojmë që bashkimi i dy bankave të jetë shumë i volitshëm për klientët e të dy bankave. Synimi ynë është t'i mundësojmë klientëve tanë shërbime të fjalës së fundit dhe qasje më të lehtë në degët dhe ATM, në një nivel të lartë profesionalizmit dhe mikëpritje në çdo dhe gjithë degët tona.
Proceset dhe shërbimi nuk do preken nge bashkimi i bankave dhe ju si klient i OTP Bank Albania do përfitoni cilësinë më të lartë të shërbimit.
Bankeri juaj personal mund të jetë kushdo me të cilin ju do zgjidhni të vijoni komunikimin për shërbimet bankare, në çdo degë të OTP Bank Albania.
Te gjitha deget jane të hapura çdo ditë të javës, nga ora 08:30 - 15:30. Disa degë ofrojnë shërbim edhe të shtunën nga ora 08:30 - 12:00. Këtë informacion e gjeni në web-in e bankës. Për të gjetur degën më pranë jush, vizitoni web. https://www.otpbank.al/map-locations/
ATM&POS
Vendndodhjet e ATM-ve do publikohen në Web dhe në Google Maps. Ju mund të tërhiqni prej tyre pa komision.
Online Banking
Ju do të mund përdorni të njëjtin aplikacion deri në Maj 2023. Më pas do t’ju duhet të logoheni në një aplikacion të ri me funksionalitetet dhe dizajnin e njëjtë me aplikacionin aktual të OTP Bank Albania. Për këtë, do të informoheni paraprakisht.
Për të aksesuar Online Banking, ju mund të vizitoni: https://www.otpbank.al/sq/online-banking/ dhe më pas të zgjidhni “Alpha Online Banking”.
Transfertat nëpërmjet Online Banking do të vazhdojnë të kryhen siç kryhen aktualisht.
Për komisionet e transfertave nëpërmjet platformës, ju lutem referojuni Kushteve të Punës në fuqi. https://www.otpbank.al/sq/kushtet-e-punes/
Aktualisht nuk do të ketë ndryshime në mënyrën sesi do pajiseni me kredenciale të reja. Password mund ta merrni në degë, ose përmes telefonit tek Contact Center: 0800 48 48, 068 (69) 40 12 121.
Termat dhe Kushtet
Kushtet e punes që do të aplikohen janë ato të publikuara në këtë link:
Llogari
Llogaria juaj ekzistuese me të gjitha kushtet vijon njësoj. Ju mund të kryeni të gjitha veprimet e mundshme në çdo moment në një nga degët e OTP Bank Albania ose Alpha Bank Albania. Për të gjitha veprimet që ju do të kryeni, do të aplikohen kushtet e punës në fuqi: https://www.otpbank.al/sq/kushtet-e-punes/
SWIFT është PUPALTR për OTP Bank Albania dhe CRBAALTR për Alpha Bank Albania.
IBAN-et do të mbeten të pandryshura për secilën nga llogaritë që keni patur në OTP Bank dhe Alpha Bank.
Nuk do të ketë ndryshime në kushtet preferenciale të ofruara sipas kontratave të nënshkuara mes klientëve dhe Alpha Bank Albania. Në maturim të kontratave, do të nëshkruhet marrëveshje për kushtet e reja preferenciale të ofruara nga OTP Bank Albania.
Nuk do të ketë bashkim automatik të llogarive. Për nevojat e biznesit/klientit dhe të produkteve të lidhura me këto llogari, mund të mbahen të dyja llogaritë. Në raste të tilla, llogaritë do të jenë operative në të dyja sistemet. Nëse llogaritë nuk janë të lidhura me produkte aktive, atëherë me kërkesë të klientit mund të vijohet me mbylljen.
Kredi
Kontratat e kredive me Alpha Bank Albania do të vijojne të jenë në fuqi. Nuk është nevoja të pajiseni me kontratë të re.
Ju do vijoni të përfitoni të njëjtat kushte që keni patur në Alpha Bank sipas marrëveshjes aktuale. Për kushte të tjera, duhet të takoheni me bankierët në degët e OTP Bank Albania.
Ju mund të paguani këstet e kredisë në çdo degë të Alpha Bank Albania si normalisht ose mund të zgjidhni degën më të afërt OTP Bank Albania.
Ju mund të mbyllni kredinë tuaj dhe për këtë do të aplikohen kushtet e kontratës tuaj aktuale të kredisë.
Për sa kohë që kredia juaj është aktive në bankën tonë, marrëdhënia me kolateralin nuk do të ndryshojë. Në rast mbyllje të kredisë, kolaterali do të lirohet sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e kredisë.
Në rastet e kredive të reja, klientët e bankës do të përfitojnë të gjitha produktet që ofron OTP Bank Albania.
OTP Bank Albania ka marrëveshje me shumë tregtarë përmes të cileve ju mund të përfitoni kushte preferenciale të ofruara nga banka për kredi. Në çdo POS të OTP Bank Albania do gjeni logon e OTP Bank Albania.
Depozita
Depozita juaj është 100% e sigurt. OTP Bank Albania është bankë solide e mirëkapitalizuar, pjesë e OTP Group, një nga grupet financiare lider në rajonin e Evropës qendrore dhe lindore, me një histori të jashtëzakonshme rritjeje dhe pozicione të qëndrueshme kapitali dhe likuiditeti.
Me depozitat e hapura në Alpha Bank Albania do të vijojnë të aplikohen kushtet e kontratës aktuale. Në datën e maturimit, nëse kontrata nuk e ka opsionin e rinovimit automatik, fondet do të kalojnë në llogarinë e caktuar nga klienti siç është cituar në kontratën e depozitës.
Ju mund të bashkoni depozitat dhe për ndryshimin që ndodh si efekt i bashkimit, prishjes së njërës dhe shtesës së tjetrës, do të aplikohen kushtet në fuqi të bankës dhe termat e kontratës. https://www.otpbank.al/sq/depozita-horizont-me-interes-te-pershkallezuar/
Depozita mund të rinovohet në çdo degë të OTP. Për depozitën e re do të aplikohen kushtet e punës në fuqi të publikuara nga OTP Bank.
Karta
Ju do të keni mundësi të përdorni kartën tuaj në ATM dhe POS me kushtet e punës në fuqi.
Si pjesë e procesit të integrimit, kartat do të ndryshojnë, rrjedhimisht ne do t’ju prodhojmë kartën e re. Procesi është automatik dhe ju nuk duhet të bëni gjë lidhur me këtë ndryshim.
Nuk do të ketë komisionim për ndërrimin e kartës.
Ju mund të tërhiqni para pa komision në të dyja bankomatet Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania.
Limitet e kartave janë sipas kushteve në fuqi: https://www.otpbank.al/sq/kushtet-e-punes/
Bonuset e kartave për përdorim në POS do të vazhdojnë të jenë të vlefshme.
American Express do të zëvendësohet me Visa Platinium. Të gjitha kartat e tjera do të vijojne njësoj.
Ke nevojë për ndihmë?